Dekriminalizimi/ KQZ verifikon formularët për 13 deputetë dhe 8 kryetarë bashkish

125
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është mblidhuar prej orës 14:00, për të bërë riverifikimin e formularëve të vetëdeklarimit për 21 zyrtarë, 13 deputetë dhe 8 kryetarë bashkish.
Ndër emrat e listuar nga KQZ janë deputetët Sali Berisha, Arben Ristani, Eduard Halimi, Florian Mima, Myqerem Tafaj, Spartak Braho, Vangjel Dule, etj; të cilët kanë deklaruar të dhëna në formularin e dekriminalizimit, jashtë afateve të parashikuara në ligj.

Krahas deputetëve të mësipërm në listë janë dhe 8 kryetarë bashkish: Artur Bardhi, Edmond Themelko, Ndrec Dedaj, Rajmonda Balilaj, Adel Lala, Zef Hila, si dhe dy kryebashkiakët Tërmet Peçi dhe Adriatik Zotkaj.

Për dy të fundit prokuroria ka kërkuar ndërprerjen e mandatit, pasi nuk kanë deklaruar dënime të marra më parë