Deklarimi i vendbanimit, dyndje në zyrat e Gjendjes Civile

608
E enjtja ishte një kaos në zyrat e gjendjes civile. Për të përfituar nga afati i fundit i ndryshimit të vendbanimit pa pagesë, qytetarë të shumtë i janë drejtuar këtyre zyrave duke shkaktuar radhë dhe konfuzion në marrjen e këtij shërbimi.
“Fakti që ka radhë do të thotë qe kemi të bëjmë me neglizhencë të qytetarëve, pavarësisht se kemi komunikuar vazhdimisht duke bërë thirrje. Zyrat kanë qenë hapur edhe të shtunë e të diel, kemi urdhëruar që mos të mbyllen pa mbaruar dhe qytetari i fundit”, shprehet Bledar Doracaj, drejtor i përgjithshëm i gjendjes civile.
Drejtori i përgjithshëm i gjendjes civile thotë se atributin e shtyrjes së amnistisë, e ka vetëm Parlamenti.
“Nuk mund të flasim për shtyje, pasi siç e dini Parlamenti konstituohet në shator. Pasi të bëjmë një vlerësim real të situatës i takon qeverisë dhe Parlamentit të vendosë në shtator”, thotë Doracaj.
Nga e premtja, qytetarët që do të regjistrojnë vendbanimin real, janë të detyruar të paguajnë në formë mase administrative, shumën prej 10 mijë lekësh.
Sigal