Deklarata e Limës/ Kontrolli i Lartë i Shtetit organizon analizat vjetore të departamenteve të auditimit

692
Kontrolli i Lartë i Shtetit do të organizojë analizat vjetore të departamenteve të tij të auditimit, mbështetur në ISSAI 1, Deklarata e Limës, Neni 16 i saj ”Raportimi në Parlament dhe ndaj publikut të gjerë”, të ISSAI 12 “Vlerat dhe dobitë e SAI-ve: të bësh ndryshimin në jetën e qytetarëve”, Parimi 4 “Raportimi mbi rezultatet e auditimit, duke mundësuar publikun për të mbajtur qeverinë dhe subjektet e sektorit publik të përgjegjshëm”, të ISSAI 20 “Parimet e transparencës dhe të përgjegjshmërisë”. Institucioni do të përcjellë në këto analiza, krahas gjetjeve kryesore të auditimeve në fushat përkatëse për këtë vit, arritjeve dhe mangësive në punën audituese të secilit departament, edhe qasjen e tij ndaj problematikave të konstatuara, duke dhënë ide e sugjerime konkrete për përmirësimin e auditimeve.

Analizat vjetore të Departamenteve do të fokusohen në “Performancën dhe impaktin e veprimtarisë audituese të Departamentit gjatë vitit 2017” dhe do të zhvillohen gjatë muajit janar 2018, sipas kalendarit të mëposhtëm:

1. Departamenti Juridik, Kontrollit të Zbatimit të Standardeve do të zhvillojë analizën në datën 22 Janar 2018, ora 13:00-16:00.
2. Departamenti i Strategjisë dhe Metodologjisë së Auditimit do të zhvillojë analizën në datën 23 Janar 2018, ora 13:00-16:00.
3. Departamenti i Auditimit të Shoqërive Publike do të zhvillojë analizën në datën 24 Janar 2018, 09:00-13:00.
4. Departamenti i Auditimit të IT dhe Investimeve të Huaja do të zhvillojë analizën në datën 24 Janar 2018, 09:00-13:00.
5. Drejtoria e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë dhe Drejtoria e Burimeve Njerëzore do të zhvillojë analizën në datën 24 Janar 2018, ora 13:00-16:00. 
6. Departamenti i Auditimit të Buxhetit të Shtetit do të zhvillojë analizën në datën 25 Janar 2018, ora 09:00-13:00.
7. Departamenti i Auditimit të Institucioneve Qendrore do të zhvillojë analizën në datën 25 Janar 2018, ora 13:00-16:00.
8. Departamenti i Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore do të zhvillojë analizën në datën 26 Janar 2018, 09:00-13:00.
9. Departamenti i Auditimit të Performancës do të zhvillojë analizën në datën 26 Janar 2018, ora 13:00-16:00.
10. Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit do të zhvillojë analizën në datën 27 Janar 2018, 10:00-13:00.
Analizat e punës do të zhvillohen në Sallën e Mbledhjeve të KLSH-së. 
Sigal