Deklarata ‘bombë’/ ‘Ja ku fshihen paratë e grabitura në Rinas, Muratajn e vrau banda’

1226
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Abc news, duke komentuar edhe njëherë vjedhjen në Rinas, tha se kjo ishte një grabitje shtetërore.

Berisha tha se brenda pak ditësh do të zbulohet një pjesë e shumës së vjedhur, në mënyrë që të bëjë të harrohet kjo histori, ashtu siç ndodhi në 2016-n.

‘Admir Murataj nuk u vra nga policia, por u vra nga banda, sepse ata po i merrnin paratë për Edi Ramën. Do të shohim brenda dy tre ditëve lavatriçja plot me euro, të tjerat në qyp. Pse nuk po lëshojnë urdhër arresti?’, deklaroi Berisha.