Degradojnë spitalet, përveç mungesës së ilaçeve nuk kanë edhe ushqime

522
Reforma shumë e përfolur në shëndetësinë shqiptare të jep të tjera pamje degraduese edhe përsa i përket sigurimit të ushqimeve. Nga një vëzhgim i bërë në QSUT “Nënë Tereza” dhe në spitalet e Sarandës, Vlorës, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit dhe Lezhës, vërhet një gjendje shuëm alarmante. Rekord për këtë gjendje mban spitali i Sarandës që për periudhën katërmujore të vitit 2016 ka shpenzuar 555 mijë lekë. Situata është mjaft e rëndë edhe për spitalet e tjera. Për furnizime dhe shërbime me ushqim për mencat e spitaleve ka një disbalancë sa i përket vlera që shpenzohen. Kjo deri në një farë pike është e justifikuar, nëse i referohemi numrit të pacientëve që ka çdo qendër spitalore, por pikëpyetje ngrihen për qëndrat spitalore të rretheve, të cilat shpenzojnë shumë pak për ushqimin e pacientëve. Vetëm pak ditë më parë ka patur ankesa nga pacientët e Durrësit për mungesë të ushqimit në këtë spital, si dhe për koiçidencë as shumat e përdoruara nga ky spital për këtë qëllim nuk bëhen transparente. 
Paratë e shpenzuara për 2016

Qendra më e madhe spitalore në vend “Nënë Tereza” ka shpenzuar rreth 76 milionë lekë që nga fillimi i 2016, ndërsa që nga viti 2014 ka shpenzuar mbi 303 milionë lekë. Për spitalin e Durrësit nuk ka asnjë të dhënë të bërë publike sa i përket transaksioneve të thesarit për këtë periudhë. Në spitalin e Sarandës janë shpenzuar 555 mijë lekë nga janari i vitit 2016. Duke ju referuar shpenzimeve nga viti 2014, ky spital ka shpenzuar 2 milionë e 800 mijë lekë. Sa i përket Spitalit të Vlorës, ai ka shpenzuar një milion lekë nga janari e aktualisht, ndërsa që nga viti 2014 ka shpenzuar rreth 10 milionë lekë. Gjirokastra ka shpenzuar nga janari i 2016 vetëm 685 mijë lekë, ndërkohë që nga viti 2014 ka shpenzuar 5 milionë lekë. Korça ka shpenzuar 2 milionë e 600 mijë lekë për vitin 2016, ndërsa që nga viti 2014 e aktualisht ka shpenzuar 12 milionë lekë. Spitali I qytetit verior të Kukësit ka shpenzuar mbi 2 milionë lekë që nga janari i 2016 dhe ka shpenzuar mbi 10 milionë që nga viti 2014. Nga janari 2016 e aktualisht spitali i Lezhës ka shpenzuar 1 milionë e 800 mijë lekë, ndërsa që nga viti 2014 ka shpenzuar 8 milionë lekë.
Alarmi i mjekëve: 7 mijë shqiptarë janë me insuficencë kardiake në vit
7 mijë persona preken çdo vit nga insuficenca kardiake. 50% e tyre humbasin jetën brenda 5 viteve. Mjekët kardiologë japin alarmin se numri i të prekurve po rritet me ritme të shpejta. Sëmundja e cila është karkteristikë për moshën mbi 65 vjeç së fundmi po prek dhe të rinjtë. Për ta parandaluar kardiologët rekomandojnë që të shtohen masat parandaluese si dhe të ketë një fushatë sensibilizuese në sistemi shkolor, por edhe në mjediset të tjera. Në vendin tonë mendohet se vuajnë nga insuficenca thuajse 100 mijë persona, ndërsa në botë numri i të prekurve është 25 milion.
Sigal