Dëgjesa për inceneratorin e Tiranës, largohen përfaqësuesit e shoqërisë Civile: Na mashtruan

558
Sigal

Alenca kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka braktisur dëgjesën për inceneratorin e Tiranës icili është dhënë me koncension vitin e kaluar.

Sipas AKIP ata u mashtruan pasi në dëgjesë u bënë dhe pyetje teknike, dhe nuk lejoheshin pyetjet nga publiku dhe se ftesa ishte bërë për menaxhimin e mbetjeve.

AKIP kërkon menaxhimin e mbetjeve nëpërmjet ripordorimit dhe riciklimit, ndërsa kompania kërkon djegien e tyre me qëllim përfitimin e energjisë.

“Bota po shkon drejt riciklimit, nërsa ne drejt incenerimit”, thotë AKIP, duke e konsideruar të pa pranueshme diçka të tillë.

Në Tiranë prodhohen 880 ton mbetje në ditë, ndërsa inceneratori djeg 900 ton.

Nga ana tjetër banorët shprehen se ata po shpronësohen me vlera shumë të vogla