Degjeneron regjimi i Edi Ramës, dhunohet barbarisht Sahit Dollapi (video)

819
Sigal

Forcat speciale, kanë dhunuar barbarisht, në prani të kamerave, sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi. Policia ka tentuar t’i heqë Dollapit maskën e kundragazit, gjë që ai nuk e ka lejuar. Më pas një numër policësh e kanë ndjekur dhe qëlluar me shkopë gome dhe grushta disa herë.

Dollapi është tërhequr zvarrë nga policia dhe është shoqëruar në një automjet.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Sahit Dollapit dhe tha se ai gjatë gjithë protestës ka qenë në mbrojtje të policisë së Shtetit. Basha dhe protestuesit janë nisur në drejtim të Drejtorisë së Policisë, ku do të kërkojnë lirimin e Sahit Dollapit.

Policia e Shtetit ka nxjerrë autoblindat dhe Tirana duket se është në një shtetrrethim. Gjithashtu, ndaj protestuesve është hedhur një sasi shumë e madhe gazi lotsjellës. Duket se strategjia e qeverisë ka ndryshuar dhe tashmë regjimi i Edi Ramës po tregon dhëmbët.

/TPZ.al/ 

 

Save