Dëftesat e maturantëve, të parët e marrin ata që do studiojnë jashtë

600
Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë për maturantët që duan të aplikojnë në universitet jashtë vendit, por që deri më tani nuk kanë pasur ende në dorë diplomën, dhe certifikatën e notave, drejtoria arsimore në Tirane u kujton se që nga dita e shtune ato janë gati.

“Diplomat e maturantëve janë shpërndarë që ditën e shtunë. Të gjithë i kanë marrë. Nëse ka ndonjë që nuk e ka marrë dhe është vonuar i ka në sekretaritë e shkollave. Po ashtu dhe Certifikatat e Maturës, sepse aplikimi për në universitete të huaja bëhet përmes certifikatës së maturës. Certifikatat printohen nëpër shkolla dhe çdo maturant mund të marrë më shumë se një kopje, për të aplikuar në gjithë universitetet e botës që dëshiron”, thotë Arjola Byzyku, drejtoreshë e Drejtorisë Arsimore të Tiranës.

Por ndërkohë nuk janë gati dëftesat për nxënësit e tjerë të sistemit nëntëvjeçar dhe të mesëm. Drejtoresha Byzyku shpjegon se ato mund t’i marrin edhe në shtator dhe nuk përbën asnjë problem, nëse nxënësit do të duhet të transferohen nga njëra shkolle në tjetrën.

“Jemi në pritje të dëftesave por unë doja të bëja me dije të gjithë qytetarëve, që janë të shqetësuar për çështjen e dëftesave, sidomos të klasave të ndërmjetme, sepse ndoshta mund të duan transferime, mungesa e dëftesës nuk i pengon. Me një vërtetim të thjeshtë notash nga shkolla, dhe me fletë pranimin e shkollës tjetër të legalizuar në Drejtorinë Arsimore ai mund të regjistrohet në çdo shkollë, qoftë dhe brenda Tiranës e qoftë të Shqipërisë”, thotë Byzyku.

Këtë vit janë rreth 7 mijë maturantë që janë zgjedhur të ndjekin studimet e larta në universitetet jashtë Shqipërisë.
Sigal