Defekti në avionin e linjës “Blue Panorama”, shtyhet me gjashtë orë fluturimi

1050
Sigal

Një avion i linjës Blue Panorama me rreth 200 pasagjerë në bord, nuk është nisur drejt destinacionit. Supozohej se avioni i linjës Tiranë-Genova duhet të ishte nisur në 11:49 por e ka shtyrë fluturimin për në orën 17:00.

Mësohet se fluturimi është shtyrë për shkak të një defekti që ka pësuar avioni, pasagjerët janë detyruar të presin deri në orën 17:00.

Nuk është hera e parë që avioni i linjës Blue Panorama, pëson defekte pasi rreth një muaj më parë avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente për shkak të një avarie me motorët,duke përhapur panik te qytetarët.