Defekt në motor, Blue Panorama dy ulje të detyruara në Rinas

1005
TIRANE – Një defekt teknik gjatë fluturimit ka detyruar avionin e “Blue Panorama” të ulet dy herë në Rinas, pak çaste pasi ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Në fluturimin e parë të orës 07:00 të këtij mëngjesi, “Blue Panorama” ka pësuar avari në motor duke bërë uljen e parë të detyruar në aeroport. Burime për median thanë se pas uljes së detyruar të gjithë pasagjerët zbritën nga avioni deri në rregullimin e defektit, por një pjesë e tyre refuzuan të rinisin udhëtimin me kompaninë ajrore italiane “Blue Panorama”. Po sipas këtyre burimeve, pasagjerëve nuk i janë dhënë bagazhet dhe as lekët e biletës duke i detyruar të hipin sërish në avion me destinacion Firenzen ne Itali.
Por edhe nisja e dytë e fluturimit rreth orës 09:30 ka shkaktuar panik tek udhëtarët, pasi defekti në motor është shfaqur sërish pak pas ngritjes nga Rinasi duke bërë për së dyti ulje të detyruar në aeroport.
Pas këtij momenti, udhëtarëve u janë rikthyer lekët e biletave.
Kompania “Blue Panorama” operon prej kohësh në Shqipëri, duke zëvendësuar kompaninë “Belle Air”, e cila shkaktoi probleme për shumë qytetarë para se të shpallte falimentin. 
Sigal