Dëborë në pranverë – Dita e Verës pritet me dëborë në Bulqizë dhe Korçë

793
Në verilindje të vendit temperaturat e ulëta kanë rikthyer reshjet e borës, që kanë krijuar një shtresë deri në 15 cm në zonat e thella. E njëjta situatë është edhe në Dardhë dhe Vithkuq të Korçës. Por rikthimi i borës këtë fillim pranvere shihet me frikë nga fermerët të cilët kanë nisur mbjelljet e pranverës dhe i druhen dëmtimit të kulturave bujqësore.

Rikthehen reshjet në verilindje dhe juglindje të vendit, në lartësitë mbi 1500 metra nga niveli i detit. Rënia e ndjeshme e temperaturave ka sjellë borë këtë fillim pranvere, ku në Bulqizë, trashësia shkon nga 5 cm deri në 15 cm në zonat e larta malore. Rikthimi i reshjeve këtë periudhë pranvere shihet si problematik për sektorin e bujqësisë, pasi aktualisht ëhstë momenti kur fermerët nisën plugimet për të mbjellat dhe bora i ka zënë në befasi. Edhe temperaturat e ulëta që në bulqizë shkojnë deri në -3 gradë Celcius, ndikojnë negativisht tek të kulturat bujqësore, çka pritet të shkaktojë vonesa në daljen e produkteve bujqësore në tregun vendas.

Ndonëse reshjet e borës janë intensive, shiç shihet dhe nga pamjet, nuk raportohen probleme me rrugët nacionale dhe rurale. Reshje bore janë konstauar dhe në zona të thella të Korçës, si në Dardhë dhe Vithkuq. Të martën pritet një rritje e temperaturave çka do të sjellë dhe shkrirjen e borës.
Sigal