Dëbora mbulon Kukësin, këto janë rrugët ku këshillohet kujdes

734
Qarku i Kukësit është mveshur plotësisht me dëborë që në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar kështu një sërë problematikash në akset rrugore.
Reshjtet kanë qenë nga 5 deri në 20 centimentra dëborë. Strukturat e Emergjencave Civile bëjnë me dije se situata deri më tani është e përballueshme dhe në akset ku dëbora ka shkaktuar probleme, janë dërguar borëpastrueset, në total 6 prej tyre. Aktualisht akset janë të qarkullueshme por në këto rrugë këshillohet të ecet me kujdes.
Rrugët me dëborë
Rruga e Kombit lartësia e borës 5 cm në Tunel-Kalimash. Kanë punuar 6 borëpastruese.
Kolsh-Q.Shllak lartësia e borës 6 cm në Q.Shllak. Kanë punuar 4 borëpastruese.
Kukës-Bushtricë lartësia e borës 5 cm . Kanë punuar 2 borëpastruese.
Kukës-Ura e Zapodit nuk ka prani dëbore. Kanë punuar 2 fadroma për pastrimin e gurëve e dherave.
Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 10 cm në Q.Tobli. Kanë punuar 2 borëpastruese.
B.Curri-Kam lartësia e borës 5 cm në Q.Luzhë. Kanë punuar 2 borëpastruese.
B.Curri-Valbonë lartësia e borës 20 cm . Kanë punuar 2 borëpastruese dhe 2 fadroma.
Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj lartësia e borës 5 cm . Ka punuar 2 borëpastruese.
Janë vënë në punë 20 borëpastruese 4 fadroma për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore.
Aktualisht janë pa energji vetëm Njësia Administrative Zapod e Bashkisë Kukës.
Sigal