Dëbora dhe acari zbresin në bregdet, ja çfarë do të ndodhë sot e nesër në Shqipëri

693
Moti do të vazhdojë të jetë i ftohtë dhe reshjet e dëborës do të zbresin deri në zonat bregdetare. Temperaturat do të jenë shumë nën zero.
Sipas parashikimit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit do të ketë reshje mesatare dëborë, ndërsa temperatura do të shkojnë deri në -8.
Parashikimi i motit për pasditen e sotme dhe nesër:
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshje mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit.
Reshjet e dëborës mund të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, sidomos gjatë natës.
Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: +1 / 7
në vendet e ulëta: +1 / 5
në vendet malore: – 8 / 2 °C
Era
Sot pasdite (e martë, dt.27) dhe nesër (e mërkurë, dt.28) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Rreziku nga përmbytjet
Nga llogaritjet hidrologjike e IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme përgjatë dy ditëve të ardhshme. Nga data 2 Mars 2018 dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
Sigal

ImageImage