Dëbohet nga salla Imami Gerti Pashaj, replikoi me avokatin

536
Tensionohet sërish procesi ndaj imamëve të vetshpallur nën akuzë për terrorizëm. Gjykata ka vendosur të dëbojë nga seanca të pandehurin Gerti Pashaj i cili ka replikuar me avokatin mbrojtës të caktuar nga shteti dhe trupin gjykues pasi kërkoi të njihej me vendimin për zgjatjen e afateve të hetimit.
Largimi i Pashajt është bërë shkak për shtyrjen e seancës në të cilën ishte planifikuar dëgjimi i përgjimeve të kryera nga prokuroria, prova për të cilat Genci Balla deklaroi se janë manipulime.
Nuk ka munguar në seancën e kësaj të marte dhe një mesazh për kreun e opozitës Lulzim Basha, ku Fadil Muslimani në mbyllje të seancës me një bejte ju drejtua “Çbën kështu more Lulzim, nuk shembet diktatura me ledhatim”. 
Sigal