Debati për parkingjet në Tiranë, shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak

513
Shtyrja me dy orë e mbledhjes së Këshillit Bashkiak i cili ishte njoftuar për në orën 17.00, ka sjellë debate mes anëtarëve të djathë me atyre të majtë. Kjo shtyrje është cilësuar si një akt i papërgjegjshëm nga kryetari i këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli. Sipas tij këshilltarët kishin mbërritur rreth orës 17.00 pranë Këshillit bashkiak, por vetëm pas 60 minutash atyr u është thënë se mbledhja do të shtyhej për në orën 19.00
Sipas Ollit kjo është një situatë e paprecedentë, pasi nuk ka ndodhur në vite. “Kjo nuk ka ndodhur në vite të tëra. E konsideroj një veprim të papërgjegjshëm dhe fyes ndaj çdo këshilltari i cili ka ardhur në orën 17.00. Mos harrojmë që edhe këshilltarët kanë impenjimet e tyre familjare dhe personale,” u shpreh Ollit, teksa tha se nuk ka kuptim që kjo mbledhje të zhvillohet sot.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak pritet të diskutohet si pikë e parë, projketvendimi i Bashkisë për vendosjen e tarifave të parkimit në varësi të zonave.
Sigal