Debate të ashpra për buxhetin e shëndetësisë

596
Prezantimi i projekt-buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2018 në Komisionin Parlamentar është shoqëruar me debate të ashpra. Ky buxhet për vitin e ardhshëm është 4.4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Buxheti për shëndetësinë do të financojë për vitin 2018 49 miliardë e 294 milionë lekë, ndërsa për mbrojtjen sociale do të financohen 23 miliardë e 785 milionë lekë”, deklaroi ministrja e Shëndetësia, Ogerta Manastirliu. Por deputetë të opozitës kanë deklaruar votën kundër këtij projekt-buxheti që në fillim. “Që të ketë shëndetësi falas, duhet që shpenzimet për të jenë së paku mbi 2 mijë euro për frymë. Ne kemi 85 euro për frymë të ardhura nga buxheti”, deklaroi deputeti i PD, Tritan Shehu. Gjatë vitit 2018 është planifikuar ndërtimi spitalit të sëmundjeve të brendshme, rikonstruksioni i 80 qendrave shëndetësore, ndërsa për mbrojtjen sociale do të rritet me 4.5 për qind numri i personave me aftësi të kufizuara, që u takon të trajtohen dhe sipas ministres do të zgjerohet baza e përfituesve të kategorisë parësore për dëmshpërblimet e ish të dënuarve politikë, për të cilët ka një buxhet 2 miliardë lekë.
Sigal