De Mazière në Tiranë: Në vijim do të ketë shtim të kthimit të azilkërkuesve

551
Ministri i Brendshëm Gjerman, Thomas de Mazière e quan të papranueshme faktin që shqiptarët që kërkojnë azil në Gjermani përdorin tezën e ‘të përndjekurit politik”
“Nuk ka asnjë lloj arsyeje pse nga Shqipëria njerëzit të vijnë e të pretendojnë se janë të përndjekur politikisht, kjo është një situatë e papranueshme. Shqipëria është një vend i origjinës së sigurtë një vend demokratik dhe nuk ka arsye pse të ekzistojë përndjekja politike . Prurjet janë mjaft të larta bëhet fjalë për 50 mijë që kanë aplikuar për azilkërkues. Numri i tyre ka rënë por sërish është shqetësuese” nënvizoi ministri i Brendshëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas de Mazière në konferencën e përbashkët për shtyp.
Ministri gjerman ndodhet sot në Tiranë me një vizitë zyrtarë.
Më pas takimi mes dy delegacioneve do të përmbyllet me një konferencë për shtyp të dy ministrave në orën 13:05
Në ora 13:30 ministri i Brendshëm gjerman do të takojë Kryeministrin Edi Rama.
Çështja e azilit dhe kriza e refugjatëve do të jetë në qëndër të takimit të zyrtarit të lartë gjerman.
Sigal