De Biazi uron shqiptarët për Pavarësinë: Sot është dita e krenarisë sonë

699
Ish-trajneri që shkroi historinë me Kombëtaren kuqezi, Xhani De Biazi, nuk e harron Shqipërinë. Edhe pse po kalon një moment të vështirë pas shkarkimit nga skuadra e Alaveshit, italiani nuk ka ngurruar të urojë popullin shqiptar për Ditën e Pavarsisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se, “Sot është dita e krenarisë sonë”.
Shqipëria është nënshtetësia e dytë për 61-vjeçarin, dhe nuk mund të mungonte një urim i tij në këtë ditë të shënuar për Kombin shqiptar.
URIMI I DE BIAZIT
Urime Shqiperi, 105 vjet shtet! Sot eshte dita e krenarise sone! Gezuar Diten e Pavaresise! Gezuar!
Auguri Albania per i 105 anni di Indipendenza! Oggi è il giorno dell’orgoglio Nazionale. Gezuar!


Sigal