Dasmë mbretërore me Hoxhën, Leninin dhe Stalinin

573
Sigal

Gazeta Telegraf/


Turpërimi i një
shteti vjen edhe nga ngjarje si dasma e princit Leka II

Dasma mbretërore
në Shqipëri ka kaluar me jo pak komente pozitive dhe negative, me thënie dhe
kundërthënie nga më të ndryshmet për shkak edhe të veçorisë që ka monarkia
shqiptare: pa traditë, me një vendim autoritar të Ahmet Zogut që Republikën e
kthente në Monarki dhe që pas pushtimit fashist u arratis nga vendi. Fotoja që
po shikoni është bërë te Galeria Kombëtare e Arteve ku qëndrojnë përkohësisht
statujat e Leninit dhe Stalinit, por çuditërisht atje ndodhet edhe një makinë
me mbiemrin Hoxha. Pamja flet më së miri edhe për thelbin e kësaj dasme, të
ashtuquajtur mbretërore.

 

Tryeza mbretërore
dhe princesha prej lecke

Ajtanga Lubonja

Sot për drekë,
kisha një vezë të zier, një domate, një spec të gjallë, një fetë djathë të
vogël, dy feta bukë dhe një shishe ujë! Kur fillova të ha…qesha! Përfytyrova
si do të shtrohen tryezat “MBRETËRORE” sot (sigurisht duke kujtuar
filma a pjesë librash) sepse tavolinë mbretërore, ku në krye të jetë Elia me
atë çapaçulin…që nuk e ka idenë se kush është Shqipëria! Elia e bija e Yllka
Mujos (që si aktore nuk shkëlqeu kurrë, po me ca bëma të tjera po)! Edhe kështu
kjo “Princeshë prej lecke“,
do të hipë në tavolinë e do të thërrasë atë grupin muzikor me të cilin këndonin
përpara ca vitesh për një copë bukë dhe do të bëjë spektakël…se spektakël
është dhe kjo! Mirë ato fshatarët e Macukullit -shkëmb e gurë që i japin gajret
vetes “Jemi me gjak blu” Po, qytetarët, shtresa  intelektuale pse nuk reagon…të thotë të
vërtetën “Kush është Zogu”! Do thoni se atë propagandë bënte Diktatura,
JO, ky njeri u vetshpall mbret, vrau e preu njerëz të shquar…më ka vrarë
gjyshin Et’hem Toton, vëllain e gjyshit Ismet Toton, njerëz të shquar të
kombit….iu ngriti lloj lloj kurthesh, deri sa i vrau! Kush e njeh historinë,
e di që këto janë të vërteta! Po jeta e këtij Pseudombreti të vetëshpallur ç’qe…lluks
dhe shfrenime e pastaj rrëmbeu arin e Shqipërisë dhe u zhduk! Më tej e dini si
u end nëpër botë, dhe asnjë vend nuk e pranonte dhe përfundoi në Afrikë! Këtë
gjë bëri dhe i biri militar armësh, erdhi në Shqipëri dhe donte t’i vinte
flakën…donte mbretërinë, ç’lesh mbretërie kish ay!? Këta pushtetarët e sotëm
i bëjnë dasmat nëpër kështjella, nëpër vende tipike që të joshin Pushtet…mos
mendon ndonjëri të vet-shpallet! E shkreta Shqipëri, është kthyer në
çmenduri!!!

 

Lista e të
ftuarve në dasmën e Princit Leka II

 

1.     
Mbretëresha Sofia e
Spanjës

2.     
Shefi Michael i Kentit

3.     
George dhe Eilika
Arkdukë të Austrisë

4.     
Princesha Lea e
Belgjikës (e veja e vëllait Alberto dhe Baudouin e Belgjikës)

5.     
Infante Carlos, Duka i
Kalabrisë dhe Camilla, Duka i Kastros

6.     
Princi Ali i Egjiptit

7.     
Princi Davit Bagrationi
i Gjeorgjisë

8.     
Princi Georg Friedrich
i Prusisë

9.     
Princesha Irene e
Greqisë

10. 
Michael dhe Marina nga
familja mbretërore e Greqisë

11. 
Perandoresha Farah
Pahlavi e Iranit

12. 
Princesha Maria Pia e
Savojës

13. 
Princesha Maria
Gabriella e Savojës

14. 
Shefi Phillip dhe
Isabella të Lihtenshtejnit

15. 
Princi William dhe
Princesha Sybilla e Luksemburgut

16. 
Princi Nikola II i
Malit të Zi

17. 
Princesha Lalla Meryem
e Marokut

18. 
Dukët e Braganza

19. 
Pirncesha trashëgimtare
Margarita e Rumanisë dhe Princi Radu

20. 
Dukesha e Madhe Maria e
Rusisë dhe Duka George

21. 
Princi i kurorës
Aleksandër i Serbisë dhe gruaja e tij, Princess Katherina

22. 
Princesha Gloria Thurn,
Taxis dhe Princesha Elisabeth

23. 
Princi Gundakar dhe
Princesha Marie e Lihtenshtajnit

24. 
Princesha Imaculata dhe
Princesha Charlotte e Lihtenshtajnit

25. 
Princi Michael i
Jugosllavisë

26. 
Princesha Maria Tereza
e Bourbon Parmës

27. 
Princi Alvaro de
Orleans-Borbon dhe Princesha e Orleans-Borbon Antonella