DASH: Shqipëria vendburim trafiku njerëzish

576
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për trafikimin e qenieve njerëzore ku përmend edhe Shqipërinë si një vendburim për trafikimin e burrave, grave e fëmijëve.
“Fëmijët e gratë shqiptare trafikohen në vendet fqinje. Fëmijët shqiptarë i nënshtrohen punës së detyruar në vendet e BE. Disa vajza shqiptare shfrytëzohen për trafik prostitucioni. Vajza nga Ukraina, Rusia, Britania, Norvegjia trafikohen në Shqipëri”- thuhet ndër të tjera në raportin e DASH.
Gjithashtu Raporti i DASH vlerëson pozitivisht edhe përpjekjet e qeverisë për të luftuar fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore.
“Qeveria shqiptare ka rritur përpjekjet për forcimin e ligjit kundër trafikimit. Është rritur numri i identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimit në krahasim me një vit më parë. Qeveria ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të parandaluar trafikimin. Në luftën kundër trafikimit, qeveria ka hartuar Strategjinë Kombëtare 2014 – 2017 dhe Planin e Veprimit.”- thuhet në raportin e DASH ku vlerësohen përpjekjet e qeverisë
Sigal