DASH, Gjykata Evropiane ,FMN, BB, USAID,dhe KLSH flasin Shqip

666
Sigal

Prof. Sazan GURI: Audituesit e BE deklarojnë se shpenzimet joefiçente nga PP-të arritën në 1.5 miliardë euro. Pse KE është kundër koncesioneve, alarmi i DASH, rekomandimet e KLSH për koncesionet, regjistrimi jashtë bilancit i PPP-ve dhe mungesa e oponencës së pavarur

KLSHi njojtur nga populli shqiptar si Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe nga ndërkombëtarët si Institucioni më i lartë (Suprem) i Auditimit Shqiptar ngre këmbanat si tash shtatë vjet, por kësaj rradhe (dt.31 Mars 2018), të vogla, të mesme e të mëdha, sesi Kuvendi, Qeveria, Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore (Bashkitë),  Institucionet e pavarura kushtetuese, Shoqëria civile dhe Mediat duhet të dëgjojnë e shikojnë, të perceptojnë e të lexojnë shqetësimet e mëposhtme thelbësore që po i kanosen vendit. P.sh., KLSH-ja apelon se Legjislacioni i derisotëm në fushën e koncesioneve dhe parneritetit publik-privat (PPP) përballet me një ‘handikap’, me një të metë thelbësore që nuk parashikon një oponencë teknike dhe profesionale të pavarur nga Ekzekutivi, e cila të funksionojë nën drejtimin dhe mbikqyrjen e drejtpërdrejtë të Kuvendit. Sepse argumenton KLSH-ja, këtë ta jep edhe neni 18 i Ligjit nr.125/2013 “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat”, me emërtimin “Komisioni i dhënies së koncesionit/partneritetit publik privat”, parashikon ngritjen e kësaj strukture në varësi të plotë nga Autoriteti Kontraktues (i cili është në shumicën dërrmuese të rasteve dikasteri i linjës), duke përfshirë edhe pagesën e këtij komisioni për punën e bërë. Ndërkohë që eksperienca e deritanishme sjell shembuj të shumtë të koncesioneve të kontraktuara dhe menaxhuara keq, edhe për shkak të mungesës së një oponence profesionale dhe të pavarur nga Ekzekutivi. Mirë KLSH-ja, po FMN pse ngre të njëjtin alarm, duke ‘bërtitur’ europiançe “pasur parasysh nivelin e lartë të borxhit publik (71,2 për qind e PBB-së në fund të vitit 2017…), tronditje të tilla negative, si ngadalësimi i rritjes ekonomike… apo materializimi i detyrimeve të kushtëzuara, mund të japin ndikim negativ te borxhi dhe te qëndrueshmëria e jashtme, çka do të kërkonte një korrigjim të fortë fiskal[1]. FMN me detyrime të kushtëzuara i referohet kryesisht pagesave të Buxhetit të Shtetit ndaj partneriteteve publik-privat të lidhura deri tani dhe që do të kontraktohen edhe në të ardhmen, si nga Qeveria qendrore dhe nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Sot, thot KLSH-ja një tjetër gangrenë, jemi në kushtet, kur  projekti një miliard euro, i bërë publik nga Qeveria dhe në tërësi planet për ofrimin gjithnjë e më të madh të shërbimeve publike në nivel të qeverisjes qendrore dhe vendore, nëpërmjet koncesioneve ose formulës së PPP-ve, po sjellin ekspozimin e rritur të ekonomisë sonë përballë risqeve të (i) përzgjedhjes së gabuar të një partneriteti publik-privat, pa një studim të thelluar të raportit kosto-përfitim, (ii) të natyrës afatgjatë të këtyre projekteve dhe kompleksitetit të kushteve kontraktuale të tyre, (iii) të një kuadri ligjor të munguar ose të paplotë, (iv) të transparencës dhe pjesëmarrjes së pakët të publikut në proces, si dhe (v) të dështimit të projektit, me kosto të larta dhe afatgjata mbi Buxhetin e Shtetit. Mirëpo me kaq forcë e kanë theksuar dhe organizmat e tjera ndërkombëtare, veç FMN-së, madje në kor, si Banka Botërore, USAID, etj. Praktikisht, në lidhje me partneritetet publik-privat, FMN-ja thekson në deklaratë se “…një prioritet kyç është pakësimi i vendimmarrjeve të fragmentuara dhe fuqizimi i proceseve të vlerësimit të riskut brenda Ministrisë së Financave. Këto procese janë me rëndësi kritike, po të kemi parasysh detyrimet e mëdha të kushtëzuara që shpesh janë pjesë e kontratave të PPP-ve me një horizont kohor afatgjatë. Praktika aktuale e propozimeve të pakërkuara duhet të eleminohet[2]. Por, këshillat profesionale të FMN-së duhen respektuar dhe zbatuar. Përballimi i risqeve të mësipërme, përgatitja e strategjisë dhe planit të veprimit për zbutjen e tyre janë përgjegjësi dhe detyra të menjëhershme dhe urgjente për institucionet e Shtetit tonë. Mirë organizmat brenda vendit, se mbase i marrin të gatshme nga KLSH-ja, po disa organizma të tjera ndërkombëtare europiane si ECA (Gjykata Europiane e Audituesve – Institucioni Suprem i Auditimit i Bashkimit Evropian) p.sh që nuk lë rast pa porositur e rekomanduar fort dhe krejt e pavarur dhe pothuajse si me magji, në të njëjtën datë se (më 20 mars 2018), duke publikuar gjetjet dhe rekomandimet e Raportit të saj Special mbi partneritetet publik-privat të koordinuara nga Komisioni Evropian (që sot i ka në dispozicion edhe Kuvendi edhe Ekzekutivi), shprehet se “Partneritetet Publik-Privat të bashkëfinancuara nga BE në Vendet Anëtare, nuk mund të konsiderohen si një opsion ekonomikisht i mundshëm për ndërtimin ose dhënien në përdorim të infrastrukturës publike[3]”. Sipas kësaj (ECA-s), partneritetet publik-privat (PPP) të audituara prej saj paraqisnin mangësi të përhapura dhe përfitime të kufizuara, duke rezultuar në 1.5 miliardë euro shpenzime joefiçiente dhe joefektive. Përveç kësaj, vlera për para dhe transparenca u dëmtuan gjerësisht nga politika dhe strategji te paqarta, nga analizat e papërshtatshme, nga regjistrimi jashtë bilancit i PPP-ve dhe mungese balancimi në ndarjen e riskut mes privatit dhe Shtetit. Na lind natyrshëm pyetja: kur në vendet e Bashkimit Evropian, me një legjislacion dhe kulturë shtetare, shumë më të konsoliduar se ne, PPP-të konsiderohen problematike, si duhet të jenë ato tek ne pyet dhe sugjeron apo rekomandon po aq fort edhe KLSH-ja shqiptare? Në deklaratën për shtyp, ECA pohon se audituesit e saj audituan 12 partneritete publik privat të bashkëfinancuara nga BE në Francë, Greqi, Irlandë dhe Spanjë në fushën e transportit rrugor dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, me një kosto totale prej 9.6 miliardë euro dhe një kontribut të BE-së prej 2.2 miliardë euro. Institucioni suprem i auditimit i BE-se thekson me forcë se ”Audituesit gjetën që PPP-të ju lejuan autoriteteve publike të siguronin infrastrukturë në shkallë të gjerë përmes një procedure të vetme, por kjo e rriti riskun e konkurrencës së pamjaftueshme dhe për këtë arsye autoritetet kontraktuese u vendosën në një pozicion negociator më të dobët. Për më tepër, shumica e PPP-ve të audituara demonstruan inefiçienca të konsiderueshme gjatë ndërtimit të infrastrukturave qe kishin marre persiper, me shtatë nga nëntë projektet e kompletuara (që korrespondojnë me 7.8 miliardë euro si kosto projekti) që shkaktuan vonesa deri në 52 muaj dhe rritje te mëdha të kostos[4]”. Ndërsa, Raporti i DASH, që flet po aq shqip sa KLSH-ja shqiptare, shprehet se “Investitorët raportojnë shqetësime të vazhdueshme, pasi rregulluesit e Shtetit ne Shqiperi përdorin legjislacionin dhe rregulloret e vështira  për t’u interpretuar, si mjete për të dekurajuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën. Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime kuptimplotë me komunitetin e biznesit. Investitorët e huaj të mëdhenj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur politikisht dhe shprehin shqetësimin për pajtueshmërinë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë veprimit të tyre në Shqipëri”. Më tej, Raporti thekson me forcë:”Raportet e korrupsionit në prokurimin e qeverisë janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria ka nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017”. Si përfundim, o popull, o qytetar,  o pushtetarë, o bashkiakë, o opinionistë, ekseprti (KLSH-ja, FMN, BB, ECA, USAID-i), foli?!. Çmbetet për ju veçse të dëgjoni, mbani shënime, të shkruani, të lexoni dhe t-i zbatoni. Çfarë?! Që të gjitha institucionet e Shtetit tonë duhet të ndërgjegjësohen në maksimum për problematikën e thellë dhe serioze të menaxhimit të partneriteteve publik-privat edhe tek ne. Risqet e lidhura me koncesionet dhe PPP-të, e bëjnë imperative dhe të domosdoshme që Kuvendi të shikojë mundësitë për krijimin e një njësie të oponencës së përheshme e profesionale ndaj gjenerimit dhe zbatimit në praktikë të këtyre kontratave, një sekretariat pranë Kuvendit, i përbërë fillimisht qoftë edhe nga dy ose tre ekspertë, personalitete të fushës së financave dhe administrimit publik, një ekip i cili të funksionojnë në vartësi të tij dhe të jetë i pavarur financiarisht nga Ekzekutivi. Kjo Njësi duhet të ketë kapacitetin e mjaftueshëm financiar për të komisionuar ekspertë të fushave respektive për studimin/oponencën sipas koncesionit apo PPP-së që shqyrtohet, në emër dhe për llogari të Kuvendit dhe Komisionit parlamentar përkatës. Krijimi i  një strukture të tillë do të jepte sinjalin e parë se vërejtjet dhe sugjerimet e FMN-së, Bankës Botërore, USAID-it dhe partnereve tanë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë, ndaj risqeve që po grumbullohen mbi menaxhimin e qëndrueshëm të financave tona publike, po dëgjohen si duhet, këshillat po zbatohen dhe kundërveprimi ndaj këtyre risqeve është ai i duhuri dhe në kohë.