Dallëndyshe Kapllani: Letërshkruesi është anonim, shpif për të njollosur punën time

643
Pas botimit të shkrimit të djeshëm në gazetën “Telegraf”, për vjedhjen e parave të faturave të OSHEE, ka reaguar Dallëndyshe Kapllani, e cila erdhi në redaksinë e gazetës “Telegraf”, dhe u ballafaqua me shkrimin, ishte e shqetësuar dhe e alarmuar dhe, ndër të tjera, thotë se në këtë situatë, unë mendoj të respektoj shtetin dhe ligjin, dhe për mua, pasoja është buka e gojës dhe e rrogës që pres 15 ditëshin dhe kushdo qoftë nga këta faqezinj që kërkojnë të shpifin dhe të hedhin baltë për punën dhe moralin tim, Zoti ua shpërbleftë në hakun që meritojnë, pasi unë jam me halle dhe probleme në familje, e jo më të mendoj të kem 100 milionë lekë të përvetësuara nga bashkëfshatarët e mi. Është turp dhe një skandal i paparë. Në këtë kuadër, të gjithë personat që janë pjesë e denoncimeve që do bëj në organet e drejtësisë, pasi personi në fjalë, i cili ka hedhur, ka shkruar dhe unë u njoha sot me shkrimin dore, është një falsifikim i hapur i fshehtë, pasi më skandalozja është që ky lloj emri që ka shkruar me shkrim dore shkrimin kundër meje, ka shkuar me pseudonim, nuk është emri i tij i vërtetë. Dhe, pikërisht, kjo i hedh hije dyshimi gjithë shkrimit, duke treguar se sat ë pamoralshëm e të pafytyrë janë këta njerëz, që kërkojnë të shpifin, për të njollosur edhe punën time, edhe punën e ndërmarrjes, edhe të institucionit, edhe të shtetit. 

– Zonja Kapllani, si qëndron e vërteta e shkrimit?
– U habita kur e pashë. Punoj kryetare e zyrës postare në Kullë. Kam mbi 40 vjet në punë. Nuk di të jem përgojuar ndonjëherë në punë. Por ka edhe persona që mundohen si e si të të bëjnë keq. 

– Ju si i kundërshtoni akuzat që ju bëjnë në këtë shkrim?
– Faktet që përmenden në këtë shkrim nuk janë të vërteta sepse unë punoj në postë e çdo gjë e kam të faktuar me dokumenta. Bëj arkëtime, bëj shpërndarje të faturave, ndaj pensione dhe asnjë person nuk është ankuar deri më sot. 

– Si dalin bilancet e derdhjeve të postës ndaj OSHEE?
– Bilancet e postës me CEZ dhe OSHEE dalin në rregull. 

– Ka bërë ndonjë ankesë OSHEE që klientët e tij kanë paguar lekët në postë, por janë debitor te OSHEE?
– Jo.

– Atëhere, ku është akuza?
– Le ta gjejë personi që ka shpifur në këtë shkrim. 

– Mirëpo bëhet fjalë edhe për 100 milionë lekë të përvetësuara…
– Unë jam me 4 kredi dhe po të kisha përvetësuar 100 milionë lekë të personave, a nuk do të ishin ankuar ata zyrtarisht? Ku janë ankesat e tyre? Nuk ka asnjë akuzë ndaj meje as në polici. 

– Ju i keni bërë derdhjet e parave që keni depozituar nga pagesat e faturave të OSHEE dhe CEZ?
– Po, po rregullisht, me mandate arkëtimi, me shirit. Nëse do kishte boshllëqe, a nuk do kishte bërë akuzë OSHEE se i mungojnë paratë? As që nga koha e CEZ nuk ka asnjë ankesë të asnjë qytetari, që të pretendojë që ka paguar lekët e faturave, apo të faturës në postë në Kullë dhe të jete ende debitor te OSHEE sot, ngaqë unë i kam mbajtur e vjedhur paratë. Nuk ka të tillë akuzë, por vetëm shpifje nga autori i letrës, që fshihet me pseudonim. Për personat që bëhet fjalë në shkrim unë kam deklaratat e tyre, që thonë së nuk kanë problem. 
Sigal