Dalja e Gjanicës nga shtrati, përmbyten banesa e biznese, jeta e banorëve në rrezik

80
Pas daljes së lumit Gjanica nga shtrati, shumë biznese dhe banesa janë përmbytur. Kritike është situata në lagjet “1 Maji” dhe “Kryengritja e Fierit” ku uji ka hyrë në katet e para të disa subjekteve tregtare por edhe shtëpive. Premtimet për gjetjen e një zgjidhjeje për shmangien e përmbytjeve nga lumi Gjanica deri më tani kanë mbetur në letër, ashtu si projekti për rehabilitimin e tij. Qarkullimi në disa akse të qytetit është i bllokuar pasi niveli i ujit në rrugë nuk lejon lëvizjen e mjeteve. Probleme ka edhe në fshatrat e Fierit si Portës, Liboshtë, e Levan si dhe në aksin Fier –Vlorë. Fermerët dhe blegtorët e zonës gjithashtu po përballen me probleme serioze për shkak të përmbytjeve. Situata vijon të mbetet e rëndë dhe mu7nd të përkeqësohet akoma më tej, pasi reshjet do vijojnë ende me intensitet të lartë.