Dalipi: Banesat sociale, të enjten vendimi për 242 përfituesit e fazës së parë

542
Kemi dhe një vendim të rëndësishëm për banesat sociale, ku kryebashkiaku Veliaj, ka paraqitur projektin e parë ku do të jenë 242 qytetarë që do të përfitojnë, për të kaluar më tej me fazën e dytë ku do të përfitojnë invalidët, familje rome etj. Këshilli Bashkiak pritet të shqyrtojë të enjten shpërndarjen e banesave sociale të bllokuara prej 4 vitesh. Gjithashtu në mbledhjen e këshilltarëve të bashkisë së kryeqytetit pritet të miratohen edhe buxhetet e të gjitha njësive. Kreu i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, thotë se nga projekti për banesat sociale përfitojnë 242 qytetarë për fazën e parë, ndërsa në fazën e dytë do të procedohet me familjet e invalidëve dhe ato të komunitetit rom. Në një intervistë për A1, Dalipi shprehet se Bashkia e Tiranës është në fazën e një pune intensive në disa plane, për t’i garantuar qytetarëve vijimësinë e shërbimeve për të cilat kanë nevojë.
“Këshillit do t’i duhet të marrë disa vendime të rëndësishme për taksat, buxhetin dhe tarifat. Integrohet buxheti i njësive që janë pjesë e Bashkisë së Tiranës, buxheti i 24 njësive integrohet në një dokument, që do të jetë buxheti i Bashkisë së Tiranës. E njëjta gjë dhe më taksat dhe tarifat që do të bashkohen në një dokument që të ketë vazhdimësi, që qytetarët mos të kenë ndërprerje të shërbimeve që kanë nevojë. Kemi dhe një vendim të rëndësishëm për banesat sociale, ku kryebashkiaku Veliaj, ka paraqitur projektin e parë ku do të jenë 242 qytetarë që do të përfitojnë, për të kaluar më tej me fazën e dytë ku do të përfitojnë invalidët, familje rome etj. Apo edhe qytetarë të tjerë që s’kanë pasur mundësi të përfitojnë për shkak të procedurave. Pra do t’u krijohet mundësia këtyre personave , që më parë nuk mund të përfitonin për shkak të procedurave të përfitojnë në një fazë të dytë që përmbyllet besoj në nëntor”, shprehet ai.
Në cilësinë e kreut të Këshillit Bashkiak, Dalipi e sheh shumë të rëndësishëm dialogun mes opozitës dhe maxhorancës, si rruga më e mirë për përmbushjen e projekteve që ka bashkia më e madhe në vend. “E rëndësishme është që ne si këshill të jemi të përgjegjshëm për vendimet që marrin, por të kemi edhe një dialog politik dhe qytetar pa komplekse mes opozitës dhe mazhorancës, në mënyrë që sfidat që sapo kanë filluar si pastrimi Tiranës, projektet për shërbimit urban, apo me çështjen e derdhjes së mbeturinave në lumenjtë, ku kryebashkiaku ka bërë thirrje të ndalojnë pasi dëmtohet rëndë ambient dhe investimet. E rëndësishme është të jemi në një linjë për të ndihmuar punën e kryebashkiakut”, shprehet ai.
Sigal