Dalin rezultatet e ADN-së, personi i djegur në Fushë-Krujë është Xhaferr Osmani

852
Personi i cili u gjet i vrarë dhe më pas i djegur në një automjet në Fushë-Krujë është Xhaferr Osmani, nga Mitrovica e Kosovës.
Sigal

Është kjo përgjigja e analizës së ADN-së dhe ekspertizës mjeko-ligjore sipas së cilës Osmani ka ndërruar jetë nga asfiksia, pak minuta pasi i është vënë flaka trupit të tij.

57-vjeçari Xhaferr Osmani u gjet i karbonizuar më datë 5 Maj, në fshatin Derven të Fushë-Krujës. Ai kishte hyrë në Shqipëri me datën 29 Prill, ndërsa ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më datë 4 Maj.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje vijojnë të mbeten ende mister, ashtu sikurse edhe autorët. Hetimet për vrasjen e 57-vjeçarit vijojnë në disa pista.