Dalin në ankand 2 mln euro prona të sekuestruara, shumica në Durrës

571
Sigal

Pronat e sekuestruara nga aktivitetet e paligjshme
janë nxjerrë në shitje nga Ministria e Financave. Gjithsej janë 7 prona me
vlere 270 milionë lekë ose 2 milionë euro. Pronat ndodhen në qytetet e
Durrësit, Tiranës, Sarandës dhe Lushnjës.

Vlera më e madhe në lekë i takon një ullishte në
Durrës, e cila del në ankand me vlerë 111 milionë lekë. Gjithashtu me vlerë
respektivisht 44.8 dhe74.5 milionë lekë u takojnë dy parcelave tokë po në
Durrës.

Ndërsa një makinë “Mitsubishi-Pajero” e sekuestruar
në Tiranë ka dal në shitje për 115 mijë lekë.

Ankandi për blerjen e tyre do të zhvillohet me 11
janar të vitit 2017. Sipas kritereve të gares në ankand mund të marre pjesë çdo
person fizik apo juridik i interesuar.

Për blerje me ankand duhet të paraqitet një kërkesë
me shkrim për blerjen e objektit apo ndermarjes e regjistruar pranë protokollit
të Ministrisë së Financave, mandat pagesën apo garancinë bankare në origjinal
që vërteton derdhjen apo ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit,
në lekë për llogari të Ministrisë së Financave si dhe dokumentet e
identifikimit.

Vitet e fundit pasuritë e sekuestruara në të gjithë
vendin janë miliona euro, por ende sot e kesaj dite nuk ka një regjistër dhe
transparencë sesi administrohen pasuritë e konfiskuara. Përkundrazi edhe pasi
është vënë sekuestro pasuritë janë shfrytëzuar nga të afërm të përsonave, ndaj
të cilëve është aplikuar masa.

Deri me tani as
Ministria e Financave dhe as Agjencia e Administrimit të Pasurive të
Sekuestruara dhe Konfiskuara nuk kane te publikuar raporte dhe bilance të
gjendjes së miliona euro pasuri që janë sekuestruar  dhe konfiskuar ndër
vite