Dalin emrat e shqiptarëve, këta janë 9 tutorët e vajzave të shfrytëzuara në Itali

482
Është shkatërruar sot një bandë prostitucioni, ku në përbërje të saj kishte edhe 9 shqiptarë.
Policia e Marcianisë në afërsi të Napolit ka arrestuar 9 persona që dyshohet se janë tutorë të 15 vajzave të cilat prostituojnë në rrugën Avenue Charles III, bëjnë me dije mediat italiane.
Pas urdhrit nga Gjykata e Santa Marias me kërkesë të prokurorisë lokale, policia e Marcinës ka bërë të mundur ekzekutimin e këtij urdhri, ku 5 prej shqiptarëve janë arrestuar dhe të tjerët janë lënë në arrest shtëpie.
Pas hetimit është zbuluar ekzistenca e një grupi shqiptarësh të cilët merreshin me promovimin e prostitucionit e 15 grave të kombësive të ndryshme, përgjatë bulevardit Charles III që kalon nëpër qytetet e Marcianise, Capodrise, San Marco Evangelista dhe San Nicola la Strada . Identiteti i shqiptarëve ende nuk bëhet i ditur.
EMRAT
Në arrest me burg:
– Giovanni Monaco, 53 vjeç;
– Mentor Domazeti, 39 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;
– Asim Koleci, 30 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;
– Lulzim Hoxha, 41 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;
– Myslym Hoxha, 28 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali.
Detyrim qëndrimi në komunën ku banojnë:
– F.A.M., i lindur më 1967.
– M.MA. i lindur më 1995.
Ndërsa ndaj shqiptarit B.M., 39 vjeç, gjykata ka vendosur ndalim qëndrimi në provincën e Caserta-s, ndërsa ndaj një tjetër personi nën hetim, arrest shtëpie.
Sigal