Dalan BUXHELI/ Mos dekoroni bashkpuntorët e fashizmit

73

Në këtë përvjetor të lavdishëm të 70 vjetorit të çlirimit të vendit, z. Nishani, e pamë të dekoronte figura të periudhës 1939-1944. Ndër pesë figurat e LANÇ-it që dekoroi, tre kanë qenë me Ballin Kombëtar ose me Legalitetin. Hysni Lepenica, i vrarë në Gërhot të Gjirokastrës nga ish aleatët e tijë italianë tw cilwve u shkoi pas kapitullimit të për t`u grabitur armatimet, ushqimet e veshmbathje nw divizionin “Perugia”. Safet Butka, komandant i çetës balliste dihet se ku u vetëvra. Abas Kupi, njihen tradhtitë e tij ndaj LANÇ-it dhe lidhja e tij me nazistët. Heroi i Popullit Mujo Ulqinaku, cilësohet dëshmor i monarkisë. Kjo është fyerje e paskrupullt. Mbreti Zog dihet që nuk bëri asnjë rezistencë, po ja mbathi jashtë shtetit për të shpëtuar kokën dhe e la popullin në ditët më të zeza  dhe i fundit përmendet Heroi i Populli, Qemal Stafa, i spiunuar e vrarë nga bashkëpunëtorët e fashizmit që dekorohen nga Presidenti. Memoria e lënë me shkrim nga djali i Mujo Ulqinakut, Ismail Ulqinaku, hedh poshtë dredhitë hileqare të Presidentit që e cilëson Mujo Ulqinakun “Hero të Monarkisë”. Sado që të përpiqen që të ngrenë lartë mbretin tradhtar me buste e dekorata kolaboracioniste, historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare është e shkruar me gjakun e 28 mijë dëshmorëve dhe nuk ka Zot që ta ndryshojë. Kjo e vërtetë shprehet edhe në memorien e Ismail Ulqinakut, kërkuar nga Dalan Buxheli me rastin e 70 vjetorin e rënies së tij. “7 prilli 1939, do të mbetet në kujtesën e popullit shqiptar si një datë e një sulmi të pabesë e një vendi aleat, i lidhur me traktate bashkëpunimi ekonomik-shoqëror e ushtarak, që u shkelen në mënyrë brutale e të njëanshme nga ana e Italisë fashiste. Kjo ngjarje, çuditërisht e gjeti shtetin e asaj kohe krejtësisht të papërgatitur e aspak të gatshëm për t`iu përgjigjur këtij sulmi e cenim të sovranitetit, qoftë edhe në forme modeste, në përputhje të asaj periudhe. Referuar kujtimeve të ushtarakëve të atyre ditëve, shkrimeve të ndryshme në shtyp, historianëve vendas dhe të huaj, si dhe sidomos kujtimeve të vetë Mbretit Zog, të transmetuara dhe të zbardhura nga ish Komandanti i Qendrës Kombëtare, Kol. Hasbin Selmani, mandej se duhet të sqarohen disa të dhëna që bien ndesh njëra me tjetren si me poshtë; 1. Në intervistën e dhënë në revistën “Republika” të Lubjanës, Z. Leka Zogu, shprehet si më poshtë: “Pyetjes që i bëra tim ati, se si qëndron e vërteta për rezistencën e 7 prillit 1939 ai m`u përgjigj; “Për mua ekzistonin dy zgjidhje; 1) Të rezistoja me ushtrinë e paktë e të keq armatosur me armatim të Luftës së Parë Botërore dhe 2) Ta lija në spontanitetin e një rezistence të paorganizuar. Unë zgjodha këtë të dytën sepse do të kishim më pak humbje njerëzore e materiale. Pohimi i mësipërm bie në kundërshtim me tërë atë shtjellim që i bëhet organizimit të rezistencës së shtetit në 13 numrat e gazetës “Korrieri”(16-30 janar 2003). Për ilustrim po sjell shembullin e mëposhtëm: Me 5 prill 1939 ora 5 mbas dreke: “Unë-, kujton adjutanti,- kisha marrë urdhër të vizitoja trupat në Shijak dhe Durrës, mora me vete major Gjon Borovën dhe kapiten Gjergj Moskën, komandant i baterisë 75/27 që do të sistemohej në zonën e Durrësit. Nga aty shkova në komandën e garnizonit. Mbasi mbarova gjithë kontrollin. Kërkova major Abas Kupin por edhe ky kishte shkuar në Tiranë. Mbasi konstatova sa isha urdhëruar, u ktheva në Tiranë dhe direkt shkova në komandën e xhandarmërisë. Aty gjeta dhe major Abas Kupin. I thashë se ju kërkova në Durrës po u bë mirë që u gjeta këtu. Ju jeni ngarkuar si komandant i mbrojtjes së Durrësit e ndër trupat e caktuara a keni ndonjë të metë, që t`ju plotësohen menjëherë. Ai mu përgjigj se unë, përveç 60 xhandarëve, tjetër fuqi nuk kam. As që më është dhënë e as që kam ndonjë urdhër. Kjo më habiti. Ju përgjigja: Po batalioni i xhandarmërisë nën komandën e kapiten Xhemal Herrit nuk ka mbërritur akoma në Durrës? Nuk kam asnjë dijeni më tha Abas Kupi. Nga ky kontroll në plotësimin e detyrave për mbrojtjen e zonës së Durrësit që ishte vlerësuar si zona kic ku do të përqendrohej goditja kryesore e trupave fashiste dhe që iu besua ta komandonte major Abas Kupi, rezulton se është lënë krejtësisht pas dore deri një ditë para fillimit të sulmit fashist. Plani për mbrojtjen e 5 zonave bregdetare ishte përgatitur sipas porosisë së vetë Mbretit, nga komandanti i mbrojtjes Gjeneral Xhemal Aranitasi dhe shefi i shtabit të shtatmadhorisë Gjeneral Gustov Mërdovic. Ky plan iu paraqit Mbretit dhe u miratua qysh me 22 shkurt 1939 duke pasur të përcaktuar edhe komandantët e këtyre zonave. Kjo mangësi në asnjë mënyrë nuk mund të quhet harresë por ka qenë e qëllimshme për të mos bërë rezistencë edhe në Durrës. Kësaj mangësie i shtohen edhe mangësi të tjera si tradhtia e disa oficerëve e komandantëve të ushtrisë, të raportuara nga vetë këshilltarët italianë në zyrën e Ministrit të Brendshëm, Musa Juka. Mbi sa më sipër, ministri vuri në dijeni në fillim kolonel Hysen Selmanin dhe më vonë edhe vetë Mbretin. Nxjerrja në shesh e të dhënave për mbrojtjen e zonave tona bregdetare nga autoritetet tona, bënë që të dështonte pa filluar ky plan. Këtij fakti i duhet shtuar edhe mosbindja e oficerëve tanë ndaj komandantëve të ushtrisë, për të cilën vetë komandanti i ushtrisë, Gjeneral Xhemal Araniti i paraqiti Mbretit dorëheqjen, por që më vonë u anulua sepse në kushtet kur kishte mbetur vetëm një ditë nga fillimi i pushtimit, vlerësohej si tradhti ndaj atdheut. Sipas të dhënave të Shtetit Shqiptar (1939-1944) jepen të dhëna për 15 shqiptarë të vrarë dhe që janë shpallur edhe Dëshmorë të Atdheut. Për Italinë nuk jepen të dhëna. Sipas të dhënave të Fracesco Jakomonit në librin “Politika italiane në Shqipëri” jepen të dhëna për italianë të vrarë: 5 marinarë, 3 bersaljerë, të plagosur: marinarë, 34, ushtarë 9. Sipas Bernad Jurgen Fischer, Shqipëria gjatë Luftës 1939- 1945 janë vrarë në Durrës 200 italianë, të vrarë  shqiptarë, 700. Të vrarët shqiptarë vlerësohen më shumë se ato italianë si për Durrësin ashtu edhe për gjithë Shqipërinë. Sipas gazetës “Standard”, e premte 23 01.2009 nga Dalip Greca në artikullin “Pengu i madh i të birit të Abas Kupit”, kishte 1200 italianë të vrarë. Nga goditja me artileri e dy luftanijeve italiane, ku ushtarët e tij ishin grumbulluar në një rreth të ngushtë. Si i përjetoi Mujua këtë situatë të pazakonshme edhe për të. Ai ato dite marsi e fillim prilli po i shihte me shqetësim, na tregonte nëna. Nuk e kishte më atë kënaqësi e humor që e karakterizonte. Situatat u rrokullisen shpejt. Në fillim dëgjoi se Mbreti do të organizonte rezistencën e ai vetë do të luftonte me popullin, por më vonë u zhgënjye dhe u mërzit shumë. Këto po i dëgjonte vesh me vesh në repartin ku shërbente. Ai po e kuptonte se edhe oficerët këshilltarë italianë kishin bërë punën e tyre dhe herë mbas here hidhnin ndonjë fjalë se situata do të ndryshojë e Italia do t`i qëndrojë më afër Shqipërinë. Kur Mujua u bind se rezistence të organizuar nuk do të kishte, dhe këtë e kuptonte edhe nga organizimi i paktë e indiferent i eprorëve të tij, ai filloi të shkëputej prej tyre dhe filloi të mendojë si do të veprojë ai vetë. Ato që e kishin kuptuar këtë mënyrë sjellje të tij, filluan të vijnë çdo ditë mbas dreke dhe qëndronin e diskutonin deri në darkë vonë, siç thoshte nëna ata e këshillonin që të ishte i arsyeshëm e të mos ndërmerrte ndonjë veprim të nxituar. Por Mujua e kishte ndarë mendjen. Nuk do të tërhiqej dhe do t`i jepte Atdheut çdo gjë. Ai filloi të mendojë konkretisht si do ta organizojë këtë qëndresë, se nëpër këmbë kishte akoma oficerët këshilltarë italianë. Nëna, duke dashur t`i kuptojë më thellë deri ku shkon vetëvendosja e tij, ndërron muhabet dhe i drejtohet Mujos: “Mujo, po dëgjoj që disa familje durrsake po largohen nga Durrësi, ne çdo bëjmë. Këtu, Mujua e mblodhi veten dhe pyet nënën. Po ke të drejtë, a do t`ju dërgoj në Shijak apo Rozhbull, se atje kam disa miq? Nëna, duke mos ditur si t`i përgjigjej dhe e pyeti përsëri: “Pse mendon të largohesh? Jo, i përgjigjet ai, unë do qëndroj këtu. Atëherë, i thotë nëna, edhe ne s`kemi pse të largohemi. Mbas kësaj bisede, ai për të mos qëndruar vetëm në shtëpi propozon të na dërgojë tek një kushëriri i nënës pak metra më lartë se ne. Për këtë, nëna ra dakord dhe në atë pasdite të 6 prillit jemi vendosur në shtëpinë e ulqinakut Veli Ibrahimi nga ku ne, e sidomos nëna, do të kishim përjetimet më  të pa harruara, të ndarjes për jetë nga prindi jonë dhe fillimin e një kalvari të gjatë për të mbijetuar një grua 28 vjeçare me 4 fëmijë, ku më i madhi 10 vjeç e më e vogla 2 muajshe, pa asnjë pasuri, pa asnjë të ardhur tjetër, por me burime e dy ulqinakëve të tjerë që ishin vëllezërit e nënës, në një shtëpi përdhese, me një dhomë e një kuzhinë në Fier, ku banonte gjyshja me djalin 20 vjeçar, i martuar e me dy fëmijë, me grua të sëmurë kronike.. Po si do ta organizonte Mujua rezistencë? Pavarësisht se ç`bënin të tjerët ato ditë, Mujua mendonte për pozicionin që do të zinte për të qenë sa më efikas në goditjen e forcave fashiste që do të zbarkonin në mol. Mujua e dinte se luftanijet do të qëndronin larg molit, atje ku thellësia është më e madhe dhe transportimi për në mol dhe zbarkimi i trupave me armatime të lehta do të bëhej me mjete më të vogla. Në këto kushte, pozicionin e parë e zgjodhi sipër Torrës Veneciane nga ku e kishte më të lehtë të kontrollonte dhe pastaj t`i qëllonte trapet italiane që do të tentonin të zbarkonin në mol. Duke mos e menduar dhe duke mos qenë të përgatitur për këtë goditje, ata u çorientuan e në panik lanë të vrarë e të plagosur në mol dhe rihipen në sanalla. Pritën të merrnin veten e të riorientoheshin. Nga luftanijet u bë e qartë se goditja u erdhi nga Torra Veneciane prandaj filluan ta godisnin me artileri këtë pozicion. Për këtë Mujua ishte i parapërgatitur dhe menjëherë zbriti në pozicionin e dytë që e kishte ngritur me thasë rëre dhe ndodhej shumë pranë vendit të zbarkimit të trupave italiane në mol. Ky pozicion e bënte shumë të vështirë zbarkimin e trupave italiane dhe po të tentonin do të kishin shumë viktima. Ky pozicion ishte pothuaj i pa goditshëm me artileri nga luftanijet sepse duke qenë pranë trupave të tyre do të ndëshkonin dhe vetveten. Këtë fakt e vërteton edhe vetë habia e shfaqur nga oficeri italian, i cili po grumbullonte kufomat dhe të plagosurit e tyre, kur i tha atyre pak shqiptarëve kuriozë: Çdo kjo kufomë këtu? Është i juaji apo ta marrim ta çojmë në Itali? Jo, i thanë ata, është shqiptar dhe do ta marrim ne. Kështu ai u varros pa prezencën e familjes dhe njerëzve të tjerë të afërm të tij për vështirësi transporti nga lëvizja e kolonave të trupave pushtuese dhe se vëllai i tij e dy vëllezërit e nënës ishin në lundrim jashtë vendit. Është për tu habitur se trupi i tij u dërgua për tu varrosur në kishë, çka tregon se asnjë nga pjesëmarrësit nuk e ka njohur me emër dhe ka qenë vetëm prifti i kishës që ka thënë se ky është mysliman prandaj çojeni e varroseni në xhami, dhe kështu u bë. Ku ishin kolegët, eprorët, vartësit, mbretërorët? Me këtë rast, në 70 vjetorin e rënies së prindit tonë në 7 prill 1939, do të përkujtojmë e nderojmë edhe gjithë ata dëshmorë që ranë duke luftuar jo vetëm me atë okupator që luftoi e ra Mujua por edhe me okupatorin tjetër më të egër e më barbar, siç ishte nazizmi gjerman. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare pa dyshim vlerësohet si Lufta më e lavdishme që ka bërë populli shqiptar, si nga shtrirja në çdo skaj të truallit tone ashtu edhe nga organizimi duke Zhvlerësuar çdo tentativë të okupatorëve e bashkëpunëtorëve të tyre për ta asgjësuar këtë luftë e cila doli e fituar dhe i solli lirinë popullit tonë duke e renditur përkrah aleatëve sovjeto-anglo-amerikane si fitimtare. Pyetjes që shtron Ismail Ulqinaku, djali i “Heroit të Popullit” Mujo Ulqinaku, se ku ishin kolegët, eprorët, vartësit, mbretërorët, kësaj pyetje duhet ti japë përgjigje Z. Nishani që e cilëson Mujo Ulqinakun dëshmor të Monarkisë si dhe dekoratën e akorduar Abas Kupit, që nuk shtiu asnjë pushkë por ja mbathi të shpëtonte kokën e tij.