Dako  shkatërron  vlerat  historike të Durrësit

896
Sigal

Njeri i klaneve të errëta antishqiptare, zbatues i verbër i porosive të Janullatosit

Pavarësisht se plani rregullues i Durrësit  (si qytet), nuk ka marrë akoma bekimin e KRRTRSH, pavarësisht se shoqatat  mjedisore, kulturore  qytetare dhe atdhetare prej 4 vitesh gjenden në luftë të hapur me kreun e Bashkisë për ta ndalur në rrugëtimin e tij për shkatërrimin e vlerave të çmuara historike dhe arkeologjike, duket se zbatuesi i verbër i porosive të Janullatosit nuk po ndalon së vepruari. Misioni tij ka nisur me groposjen e vlerave historike dhe arkeologjike të dala nga themelet e pallateve,  ku  ai shet betonin, me lejet e ndërtimit në zonën A dhe B, në zonat arkeologjike dhe bregdetare, dhe po vazhdon me shkatërrimin e qendrës së Durrësit, e cila nuk duhet  të preket pa marrë “OK”  e KRRTRSH, të debateve  mes grupimeve të interesit, ku parësor mbetet mendimi  qytetarëve durrsakë. Prej afro 8 vitesh  Durrësi, gjendet  nën pushtetin e betonit  të Dakos. Gjendet nën pushtetin e betonierëve të tij, nën pushtetin e klaneve dhe klientëve të tij, gjendet nën pushtetin e servilëve dhe  kodoshëve të tij, duke shkatërruar  rrënuar dhe groposur me dashje duke ju bindur klanit dhe celulës antishqiptare të Janullatosit, e cila ka marrë përsipër të fshijë nga faqja e dheut çdo gjë ilire, çdo gjë arbënore dhe shqiptare që ka Durrësi. Kjo padyshim për  të realizuar synimin kobzi  për ta ngjyrosur edhe Durrësin, (Dyrrahun) me flamuj dhe ngjyra greke, me aromën e kishave greke dhe bekimin e “Hirësisë tij”. Bindja e verbër e Dakos ndaj celulës  kishtare greke, si  një pasardhës i denjë  i orthodoksizmit Helen, nuk po e ndal  atë edhe duke qenë në postin e lartë të kryetarit të Bashkisë, duke ardhur me votën e qytetarëve durrsakë, me votën e atyre që mashtroi duke ju futur  në çdo shtëpi e duke i premtuar  mrekullitë e parajsës së betonit. E ndërsa qytetaria  durrsake e besoi dhe e votoi, duket se Dakos nuk i ka mjaftuar kjo, por  fjala e dhënë ndaj celulës kishtare greke, për  të  fshirë nga faqja e dheut  në Dyrrahun e lashtë 3 mijë vjeçar, gjithçka  shqiptare. Në 2 vitet e fundit Dako është ndeshur ballazi me qytetarinë durrsake, me ata  që u dhimbset qyteti, vlerat  dhe historia e tij. Përballja e parë ka qenë me shoqatat dhe intelektualët  durrsakë, lidhur me tjetërsimin  pamor të qytetit, me shpërfytyrimin që po i bënte ai me betonierët e tij, me pallatet që po zëvendësonin monumentet e kulturës, me groposjen e relikeve ilire nga qendra në periferi, dhe së fundi me heqjen e shatërvanit 85 vjeçar, legjendës  së Durrësit. I ndërtuar  qysh në vitin 1929 nga Mbreti Zog, bazuar mbi një projekt  të  një arkitekti  shqiptar, shatërvanin, nuk  e prishi as fashizmi, as nazizmi, as Enveri  dhe as Berisha, por së fundi  po e thërrmon Dako. Ka  vendosur  ta thërrmojë  copë e çikë, duke mos lënë asnjë gjurmë të tij. Me atë shatërvan krenohej Durrësi, krenoheshin  durrsakët, zbukurohej qendra e qytetit, merrte  vlerë  historia e tij. Ka qenë dhe do të mbetet gjurma e një epoke, realizimi i një  vepre të çmuar arti. Por  edhe këtë gjë kaq të çmuar, Dako pabesisht,  vendosi ta thërrmonte, duke u deklaruar durrsakëve se “do ta transferoj diku në një vend tjetër”.  Dako  fshihet edhe pas “Planit rregullues të qytetit”, duke përdorur servile, matrapazë dhe kodoshët e tij për t’i bërë propagandë pozitive “investimeve të Bashkisë”. Makabriteti  i Dakos  duke  thërrmuar   vlerat e qytetit  të Durrësit , dhe së fundi edhe shatërvanin 85- vjeçar, pikërisht në këtë fundmandati  të tij, duket  se shënon  një  tjetër  “sukses” në bindjen e tij të verbër  ndaj celulës kishtare greke. Ajo  është e kudogjendur  në Durrës, dhe punon  me struktura të ngritura për të fshirë nga harta e vlerave historike  gjithçka  ilire dhe shqiptare. Shoqatat  dhe qytetaria e Durrësit, janë të vendosur ti thonë “NDAL” dorës vrastare dhe pabesisë së Dakos, ti thonë “NDAL”  marshimit të celulave kishtare greke,  të ndalin shkatërrimin dhe thërrmimin e simboleve që tregojnë  dhe  vërtetojnë  trashëgiminë  ilire të kësaj toke. Qytetaria e Durrësit do të kërkojë nga Kryeministri Rama  dhe organet e drejtësisë shqiptare të ndalin aksionin  e shkatërrimit të vlerave  të qytetit, si  një detyrim ligjor, moral dhe njerëzor. Durrësin  nuk mund  ta shkatërrojnë  veglat e bindura të kishtarëve greke dhe të “Hirësisë tij”. Durrësin nuk mund ta shkatërrojnë njerëzit e betonierëve,  të ardhurit  dhe të blerët e ortodoksisë greke, por  atë duhet  ta mbrojnë  ata  që  kanë lidhje  organike dhe etnike me atë qytet. Akti më i fundit i shkatërrimit të shatërvanit 85 vjeçar, duhet të jetë kambana që duhet të zgjojë çdo  qytetar  të Durrësit, çdo shqiptar  e atdhetar, për  t’u bashkuar  në  rrugëtimin  tonë të përbashkët  për  një  Shqipëri  Europiane,  me vlera kombëtare dhe me kokën lart se jemi shqiptarë.

                                                                                                         Banorë Autoktonë të Durrësit