Daja i vajzës që humbi jetën në spital: Në ministri na thanë shko te privati, nuk iu ndihmojmë dot

563
Daja i adoleshentes Blerta Pepa, e cila vdiq gjatë një operacioni në një spital privat në Tiranë, tregon se spitali u dha garanci të plotë, por mbesa humbi jetën nga papërgjegjshmëria që u tregua nga stafi i mjekëve.
Sipas Liro Likajt, daja i Blerta Pepës, vajza duhej të operohej në orën 10:00 dhe operacioni u shty për në orën 19:30.
Blerta Pepa humbi jetën pas mesantës pas një ndërhyrje kirurgjikale në gju. Pas ngjarjes, mjeku anestezist tentoi vetëvrasjen.
“Une jam daja i Blerta Pepës e cila ka qenë pjesëmarrëse tek Gjeniu i Vogël. Blerta fatkeqësisht u nda nga jeta në moshën 16-vjeçare mëngjesin e sotëm, në spitalin Continental, pas një ndërhyrje në gju për meniskun dhe ligamentin.
Kemi bërë denoncim në polici pasi besojmë që ka qenë një papërgjegjshmëri dhe tregëti me jetën e një fëmije duke qenë se i kryen një operacion si me urgjencë nga ora 10 në mëngjes që ishte planifikuar por e bënë në orën 19.30 të darkës duke qenë se doktori i huaj që bëri ndërhyrjen duhet të ikë këtë të martë në Greqi ku gjithashtu punon.
Ju lutem bëjini nje tribut Blertës e cila nuk jeton më vetëm për një operacion në gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi është tepër e rëndë besoj për të gjithë Shqipërinë që një gjeni i vogël si Blerta, të humbi jetën nga vetëm një ndërhyrje në gju, kur na ishin dhënë të gjitha garancitë që çdo gjë do shkonte mirë nga spitali.
Si i pari i qeverisë të kërkoj të bëhet çdo gjë që drejtësia të vihet në vend pasi ajo vdiq nga babëzia e eurove të spitaleve private, shtetit që nuk u interesua që ta mundësojë shërimin pasi në Ministri të Shëndetësisë dhe të arsimit ( u vra në gju në orën e fiskulturës tek Cajupi) dhe perfjigjia  që sa fëmijë vriten në ditë në shkollë nuk i ndihmojmë dot. Duam Drejtësi”, është shprehur ai.
Sigal