Çudirat në shëndetësi: 13 kompani protestojnë në lidhje me specifikimet teknike të tenderit

515
Banka Botërore është duke iu përgjigjur ankesave të pjesëmarrësve në lidhje me tenderin që do të bëhet ditën e hënë datë 20 Mars.
Ai tenton të vendosë “tentakulat” e tij edhe në tenderin e Bankës Botërore që do të hapet më datë 20 Mars 2017. Ndoshta ngaqë nuk do të fusë të tjerë në pjesë, ndoshta se nuk ka besim te stafi i ri për pilotimin e këtij tenderi. Ministri Beqaj mundohet ta realizojë këtë tender sa më shpejt. Nga burime që nuk duan të konfirmohen, redaksia jonë ka mësuar se 13 kompani kanë protestuar në lidhje me specifikimet teknike të tenderit. Banka Botërore është duke iu përgjigjur ankesave të pjesëmarrësve ditë për ditë dhe më tepër se gjysma e tyre do të marrim përgjigje sot dhe nesër që janë dy ditët e fundit. Duke parë që tenderi do të hapej të hënën dhe kompanitë do të ndryshojnë mallin në bazë të specifikimeve të reja, kompanitë kanë kërkuar shtyrje të tenderit, shtyrje kjo e domosdoshme për të përmbushur edhe detyrimet ligjore me mallin e ri që do të deklarohet në tender si p.sh: Autorizimi i prodhuesit, certifikatat CE dhe ISO, deklaratë për pjesët e këmbimit etj. Me ndryshimet që po bëhen në specifikimet teknike, sikur kompanitë e huaja të punojnë ditën e shtunë dhe të diel dhe gjithashtu sikur shërbimi ekspres DHL të punojë në fundjavë, përsëri koha nuk del pasi dokumentet nuk mbërrijnë dot në Shqipëri. Pavarësisht se Guideline të Bankës Botërore e kanë fare të qartë (shihni bashkëngjitur) që në të tilla raste tenderët shtyhen, Ilir Beqaj si Ministër Shëndetësie nuk pranon në asnjë mënyrë që tenderi të shtyhet me pretekstin antiligjor që “…e dua mallin të vihet në punë për fushatë elektorale..” Natyrisht, ky është një shkak për të kamufluar qëllimin e vërtetë të tij sepse nëse Ilir Beqaj do të donte me të vërtetë t’i vinte në punë këto aparate për zgjedhje, ai minimumi duhej të kishte filluar një vit më parë punën për përshtatjen e ambienteve, punime këto që jo vetëm nuk kanë filluar por madje as vendi ku do të vendosen pajisjet nuk është përcaktuar. Por Ilir Beqajt nuk i dridhet syri…Duke shfrytëzuar me postin, ai kundër çdo ligji, rregulli apo kriteri ngul këmbë që tenderi të bëhet ditën e hënë datë 20 Mars. Me sa duket ndonjë kompani i ka ditur që më parë gjërat dhe është përgatitur për ndryshimet. Beqaj mundohet ta realizojë këtë tender sa më parë me ardhjen e ministres së re. Të gjithë kompanitë janë me sytë nga Presidenti i Republikës që të shkarkojë sa më shpejt Ilir Beqajn nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, në mënyrë që ky tender të zhvillohet normalisht. 
Nëse Ministria e Shëndetësisë do të donte me të vërtetë t’i vinte në punë këto aparate për zgjedhje, ai minimumi duhej të kishte filluar një vit më parë punën për përshtatjen e ambienteve, punime këto që, jo vetëm nuk kanë filluar, por as vendi ku do të vendosen pajisjet nuk është përcaktuar.
Guideline të Bankës Botërore
7. Clarification of Bidding Documents 7.1 A prospective Bidder requiring any clarification of the Bidding Documents shall contact the Purchaser in writing at the Purchaser’s address specified in the BDS. The Purchaser will respond in writing to any request for clarification, provided that such request is received no later than twenty-one (21) days prior to the deadline for submission of bids. The Purchaser shall forward copies of its response to all those ëho have acquired the Bidding Documents directly from it, including a description of the inquiry but without identifying its source. Should the Purchaser deem it necessary to amend the Bidding Documents as a result of a clarification, it shall do so following the procedure under ITB Clause 8 and ITB Sub-Clause 24.2. 

8. Amendment of Bidding Documents 8.1 At any time prior to the deadline for submission of bids, the Purchaser may amend the Bidding Documents by issuing addendum.

8.2Any addendum issued shall be part of the Bidding Documents and shall be communicated in writing to all who have obtained the Bidding Documents directly from the Purchaser.

8.3 To give prospective Bidders reasonable time in which to take an addendum into acount in preparing their bids, the Purchaser may, at its discretion, extend the deadline for the submission of bids, pursuant to ITB Sub-Clause 24.2.
Sigal