Çudia më e madhe e analistëve të (pa) varur

590
Ato që më habitën, në të vërtetë më çuditën, ishin akrobacitë dhe përvoja e disa analistëve të regjur në tallavanë e diskursit të sotëm publik në “Top Story”, që do ta quaja me plot gojën prostuticion intelektual në media, ku prostituta i përkëdhel faqet bukuroshit e vetë fle me paralliun.
Sapo ishin shpallur kandidatët e Tiranës nga dy partitë më të mëdha në vend. Në kampin e majtë nuk kishte kurrfarë kureshtjeje dhe asgjë emocionuese, pasi kandidati dihej që prej 23 qershorit 2013. Ndërsa në kampin e PD-së dhe më gjerë, ende kishte kureshtje, por ishte shumë emocionuese shpallja de jure e zotit Halim Kosova. Pasi ai ishte i mirëpritur prej vitesh nga qytetaria tiranase dhe, ata që janë të mirëpritur, derën e gjejnë hapur kurdoherë. Nuk kam ndërmend të bëj në këtë shkrim as portretin e dy kandidatëve të një bashkie gjigande, përgjegjësia ndaj së cilës kërkon qetësi, maturi, pjekuri, gjykim të thellë dhe mëndje kthjelltësi. Sidoqoftë, është shumë herët për të dhënë opinione, pa parashtruar nga vetë kandidatët platformat dhe programet e menaxhimit për prosperitetin e kryeqytetit. Pavarësisht se gjithkush, që mendon me emocione e do peshoren e votave të anoja nga ana e tij. Shtysën për këtë shkrim e mora nga emisionet e së enjtes, “Top Story” të zotit Sokol Balla dhe “Opinion” i zotit Blendi Fevziu, ku analistët e (pa) varur nxituan t’i transmetonin publikut opinionet e tyre, domethënë simpatitë dhe dëshirat personale, angazhimin skrupuloz ndaj atyre që u shërbejnë dhe vjelin favoret, si dhe paraqitën publikisht kërkesën verbale për shpërblimin që u detyrohet fituesi i ardhshëm.
Por ato që më habitën, në të vërtetë më çuditën, ishin akrobacitë dhe përvoja e disa analistëve të regjur në tallavanë e diskursit të sotëm publik në “Top Story”, që do ta quaja me plot gojën prostuticion intelektual në media, ku prostituta i përkëdhel faqet bukuroshit e vetë fle me paralliun. Ja çudia: Zoti Halim Kosova ka qytetari, qëndron më larg politikës, është i pa korruptuar, ka integritet, është xhentëlmen, është babaxhan…, por ai nuk duhet të fitojë kreun e bashkisë më të madhe në vend??!! Ose, sikur të ishin të gjithë deputetët shqiptarë si Halim Kosova, parlamenti shqiptar do të ishte parlamenti më dinjitoz në planet…, por ai nuk duhet të fitojë karrigen e qytetarit të parë të kryeqytetit tonë??!! Ose, zoti Halim Kosova ka bërë punë të mira për shëndetin e tiranasve, ka qenë i suksesshëm dhe ka treguar përvojë menaxhues në sektorët ku ka punuar, por nuk duhet të menaxhojë bashkinë e kryeqytetit??!! Doni tjetër? Ja edhe një: Halim Kosova është i pjekur, është i qetë, është i matur, është më i distancuar nga politika, këto do të bëjnë që fushata e sivjetme të jetë më e ëmbël (nënkupto e butë, e qetë, qytetare), por ai nuk duhet të jetë fitues në kryeqytetin tonë të dashur??!! Tani më thoni në se nuk kam arsye për t’u çuditur. 
Sigal