Çrregullimet psikotike, simptomat kryesore të sklerozës

827
Sigal

Mbi 2.3 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga sëmundja e sklerozës.

Në Shqipëri nuk ka ende të dhëna specifike në lidhje me demencën, por mjekët psikiatër, që kurojnë çrregullimet më të shpeshta të tyre flasin për rreth 15 vizita në javë.

Mjekët thonë se crregullimet psikotike janë simptomat më të shpeshta prej të cilave vuajnë pacientët me skleroze

Valentina Asabella: Ju duket se i ndjekin, ju duket se dikush është futur në banesë, për shkak edhe të defiçiteve konjitive, të cilat i instalon demensa vet, që kanë lidhje me dëmtimin e kujtesës, dëmtimi i të folurit, orientimi. Duke u bërë bashkë dhe duke u ndërthurur me fenomene psikotike, përbën një problematikë për personin që vuan nga demensa.

Personat mbi 65 vjec mbeten ende grupmosha më e prekur, por kohët e fundit skleroza zë vend edhe te të rinjtë. Mjekët pohojnë se ashtu si në gjjthë botën edhe në Shqipëri rastet janë në shtim. Ndërsa, depresioni por edhe vetmia mbeten ndër shkaqet kryesore, pas faktorëve ambientalë dhe gjenetikë.

Valentina Asabella: Familja shqiptare duke ndryshuar në strukturën e vet, një pjesë e fëmijëve janë larguar jashtë vendit, apo të moshuarit jetojnë vetëm dhe duke qenë se jetojnë vetëm pjesa më e madhe, bëhen shkak për të instaluar këto probleme.

Sipas mjekes Asabella, medikamentet që duhen përdorur për të sëmurët me demencë, duhet të jenë në dozë sa më të vogël

Valentina Asabella: Duhen përdorur doza të vogla të medikamenteve, kryesisht të barabarta me ato që përdoren tek fëmijët. Për arsye sepse truri i tyre është shumë i lodhur për të përballuar edhe ngarkesën e mjekimit.