CREDINS BANK/ Arritjet për 2017-ën dhe Perspektiva për 2018-ën

1568
Maltin KORKUTI
Drejtor i Përgjithshëm i CREDINS BANK
Në 2017, Credins Bank ka shumë arsye për të qenë krenare. Jemi sot banka e dytë në vend për kredidhënie dhe kemi konsoliduar pozicionin tonë si banka e tretë më e madhe në vend në depozita dhe aktive. Credins ka siguruar një shtrirje kapilare në të gjithë vendin dhe vazhdoi dhe gjatë këtij viti zgjerimin e saj me hapjen e një dege të re në Lezhë si dhe investimin në shkallë të gjerë në rivitalizimin, e degëve ekzistuese duke krijuar kushte optimale për një shërbim sa më efektiv ndaj klientëve. Investimi i bërë në kapitalin njerëzor, përmes programit të trajnimit të stafit për rritjen efektivitetit te shitjeve (SFE), filloi të japë frytet e veta duke u reflektuar në krijimin e një kulture të re pune dhe në një qëndrim gjithnjë e më proaktiv të punonjësve ndaj klientit. Cilësia e depozitave dhe kredive ishte dhe këtë vit fokusi ynë kryesor, dhe kjo është reflektuar në ritmin e rritjes së tyre në 2017 por është punuar 
intensivisht që Credins të jetë zgjedhja numër një e shqiptarëve për të gjitha produktet bankare Sot Credins ofron një gamë produktesh që mbulon 360 gradë nevojat e individit, institucioneve apo biznesit. Gjatë 2017 u finalizua marrëveshja me ISSH për kalimin e pensioneve përmes portalit të ISSH, një zhvillim teknologjik në dobi të klientëve pensionistë brenda dhe jashtë vendit; u hodh në treg Mastercard për biznesin në Euro, si kartë debiti dhe krediti si dhe Mastercard Gold për klientët Elitë në Credins. Po gjatë 2017 u formalizuan marrëveshjet me institucione si Posta Shqiptare dhe AK Invest, në fushën e pagesave, për të zgjeruar aksesin e klientëve në 
Credins dhe në zonat ku ende nuk kemi një prezencë fizike. Credins vazhdoi dhe këtë vit të renditet si një nga mbështetësit më të mëdhenj në projekte në fushën e përgjegjësisë sociale duke kontribuar përmes dhurimeve dhe sponsorizimeve në shumë aspekte sociale, infrastrukturore, institucionale, kulturore dhe në ambient. 
Duke hedhur një vështrim në perspektivën e vitit 2018, ritmi i zgjerimit të bankës do të vazhdojë, dhe pozicioni i saj në treg do të konsolidohet. Fokusi ynë mbetet kënaqësia e klientit e në këtë kuadër parashikojmë investime të rëndësishme në integrimin gjithnjë e më shumë të teknologjisë në shërbimet bankare. Sfida teknologjike në shërbimet bankare është shumë e madhe pasi nuk mjafton investimi, por ka një kontekst rregullator dhe ligjor të komplikuar si dhe një konkurrencë në rritje nga institucionet jo banka. Por është një domosdoshmëri që brezi aktual konsumator e ka prioritet dhe në si bankë synojmë të propozojmë zgjidhjet tona. Gjatë vitit 2018 gjithashtu pritet finalizimi i disa investimeve në bazën e të dhënave, që do të sjellin analiza më cilësore në vlerësimin e klientëve dhe orientim më të saktë të produkteve drejt nevojave të tyre reale. Vitin që vjen, Credins Bank mbush 15 vite aktivitet, dhe kur kthejmë vështrimin pas në ditët kur u vendos krijimi i bankës së parë shqiptare, kemi të gjitha arsyet për të besuar se bëmë zgjedhjen e duhur. Institucioni që kemi krijuar, i përgjigjet pritshmërive të themeluesve, aksionerëve, stafit dhe klientëve tanë. 
Sigal