Crawford i përgjigjet Ramës: Nuk po e lufton siç duhet informalitetin

498
Është thelluar replika mes kryeministrit Edi Rama dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë për aksionin kundër informalitetit ndaj bizneseve në vend. Pas deklaratës së kryeministrit Rama një ditë më parë, ka reaguar sot kreu i DHAT, Mark Crawford. Ky i fundit ka deklaruar se aksioni kundër informalitetit nuk është zgjidhja e duhur për të luftuar informalitetin tek biznesi. Sipas tij, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka qenë ndër të parët që ka kërkuar luftë kundër informalitetit, por se nuk mendon se mënyra si po vepron qeveria është zgjidhja e duhur. Por, gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Kombëtar Ekonomik, Kryeministri Rama kritikoi qëndrimet e kreut të DHAT, duke thënë se do kishte preferuar që ai të ishte në këtë mbledhje. “Përpara se përfaqësuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë të bëjë deklarata pas deklaratash, t’iu tregojë shqiptarëve se çfarë iu ndodh në SHBA dikujt që kapet me evazion, apo duke shitur pa lëshuar faturën tatimore. Pasi t’ia tregojë shqiptarëve këtë, të na tregojë se çfarë duhet të bëhet më mirë, sepse të përkrahësh informalitetin, apo t’i kundërvihesh këtij informaliteti, do të thotë që ata që paguajnë të mbajnë barrën e atyre që nuk paguajnë”, ka thënë dje Rama.
Sigal