“Corriere” përgënjeshtron lajmin ‘Shqipëria s’ka qënë pjesë e samitit’

77

corrierePas reagimit të qeverisë shqiptare se lajmi i shkruar në gazetën italiane “Corriere della Sera” , ku shkruhej se delegacionin shqiptar i Ministrisë së Mbrojtjes kishte braktisur punimet në Samitin Europa-Asia në Milano, kjo e fundit ka bërë dhe përgënjeshtrimin.

Në numrin e sotëm të “Corriere della sera” i është dhënë një hapësirë konsulles shqiptare në në Itali, Luljeta Cobanaj, e cila ka dërguar një letër në redaksi.

Sipas Konsulles, lajmi i rremë cënoi imazhin e Shqipërisë.
 
“Duke iu referuar artikullit “Limousine e culatello, le 48 ore segrete dei leader” , nënvizojmë qe Shqipëria nuk ka dërguar asnjë përfaqësues në Samitin Europa-Asia në Milano, as si vëzhgues, dhe nuk merrnin pjesë zyrtare të qeverise shqiptare. Republika e Shqipërisë, faktikisht, nuk bën pjesë në shtetet e Samitit ASEM, dhe nuk ka qene e ftuar ne forme zyrtare”, theksohet në letrën e Konsulles shqiptare.