Këto janë pamjet kur ambulanca ka marrë personat e plagosur sot pas shpërthimit në një byrektore në zonën e Yzberishtit.
Bashkëpronarja dhe dy punonjëset mbetën të plagosura pasi bombola e gazit në byrektore shpërtheu mëngjesin e sotëm, për arsye ende të pazbuluara.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Punonjësja e byrektores, Ardjana Mesi, ka pësuar lëndime në njërin sy, pasi nga shpërthimi një nga xhamat e thyer i ka depërtuar në sy.
Ndërkohë, bashkëpronarja Klodiana Simeci ka pësuar shembje, pasi forca e shpërthimit e ka rrëzuar në tokë.