“Colours of Albania”, juristi nga Gjakova fitues i konkursit të fotografisë

733
Nèntor Oseku, një jurist nga Gjakova me pasion fotografinë dhe ekspeditat është fituesi i konkursit të fotografisë “#ColoursofAlbania” i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë dhe British Council në Tiranë.
Konkursi synonte që përmes fotografisë dhe rrjeteve sociale si instagrami, facebook-u, tëitter, etj, të përcjellë në gjithë botën imazhin e bukurive të natyrës shqiptare, me qëllim që Shqipëria të bëhet një nga destinacionet kryesore në Ballkan për investime dhe për turizëm.
Në konkurrencën prej mijëra fotove të arritura në këtë konkurs, Stafi Colours of Albania bashkë me anëtarët e Jurisë dhe stafin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë foton time e kanë shpallur foton më të mirë të këtij konkursi.
Me fotografitë fituese do të hapet një ekspozitë. Gjithashtu fotografitë fituese do të publikohen në katalogun përmbledhës të fotografive që kanë qenë pjesë e konkursit.
Ky katalog do të shpërndahet falas në të gjitha përfaqësitë diplomatike shqiptare jashtë vendit, si kartolinë e delegacionit dhe pjesë e promovimit të Shqipërisë.
Nën hashtagun #ColoursofAlbania janë bërë share më shumë se 8 mijë foto.
Sigal