CNN e nis me vjedhje, shikoni çfarë ka bërë Juli Krisafi

2216
Sigal

A2Cnn është televizioni më i ri, i cili ka mbledhur disa nga figurat më të njohura të ekranit. Një ndër to është edhe gazetarja Juli Krisafi, e cila braktisi Top Channel.

Kjo e fundit ka zbuluar edhe emisionin e ri që do moderojë. Deri këtu gjithçka në rregull, por ai që tërheq vëmendjen është emri që moderatorja i ka vendosur emisionit që do drejtojë vetë.

‘Debati në A2CNN’, quhet emisioni i saj, i cili nis ditën e sotme transmetimin. Por duket se ky emër është kopjuar. Prej vitesh tashmë gazetari Roland Qafoku drejton emisioni ‘Debati në Channel One’.

Teksa ka publikuar edhe siglën e emisionit në rrjetet sociale, Julit i ka komentuar edhe ish regjisori i emisionit të Qafokut.

“Mund të ndërroni emrin se ka vite që behet emision me këtë emërtim”, shkruan Ermir Doda, ndërsa poston edhe foton e Qafokut.

Siç shihet edhe ngjyrat e emisioneve janë të njëjta.

Mbetet për t’u parë se si do argumentohet nga ana e moderatores dhe televizionit një gjë e tillë.

47683362_2177244852286183_2021508559241478144_n.jpg

47576322_295027901126173_8968255579382349824_n.jpg

47500386_2103324816357711_7484774455164534784_n.jpg