Çmimi zyrtar i tokës në Shqipëri, ja krahasimi mes personazheve të njohur

645
Qeveria ka shpallur këto ditë një vendim të posaçëm me tabelën e çmimit “tavan”, të shitjes së tokave pronë private në të gjithë zonat e Shqipërisë. Edhe pse e drejta kushtetuese e pronës, njeh të drejtën e shit-blerjes në tregun e lirë, qeveria shqiptare ka përcaktuar çmime fikse, me të cilat ajo blen tokën private në raste shpronësimesh për interesa publike, por edhe në rastet e sekuestrove, duke ua zhvatur pronarëve me çmime absurd e qesharake që kanë vlerë monetare sa “1 copë bukë” për 1 metër katrore. Vendimi është publikuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 14, datë 5 shkurt 2016 dhe po në këtë ditë ka hyrë në fuqi, ndërsa prej qeverisë është miratuar në mbledhjen e datës 3 shkurt 2016, me Numër Vendimi 89! Pronarët e vjetër dhe të rinj të këtyre tokave, pyjeve e trojeve e konsiderojnë këtë vendim çmimesh, si cënim të së drejtës së administrimit të pronës, mbasi shteti ta merr, ta shpronëson, ta sekuestron dhe ta blen pronën me detyrim, por jo me çmimin e tregut, por me çmim të paracaktuar vetëm prej saj. 

Në lidhje me këtë vendim, në redaksinë e gazetës “Telegraf” kanë ardhur shumë reagime nga pronarë, ish-pronarë, familje pronarësh, individë e grupe pronarësh dhe nga shoqata pronarësh nga çdo zonë e Shqipërisë, reagime të cilat ne do t’i publikojmë plotësisht. Por sot, po ndalemi në një fakt sa absurd, aq edhe komik në lidhje me këtë vendim. Pse jo edhe për humorin që shkakton ky vendim, po bëjmë një krahasim çmimesh që qeveria shqiptare u ka vendosur tokave në çdo zonë, duke bërë një krahasim të çmimeve të tokave, sipas zonave të personazheve të njohur të historisë e fiturave të sotme publike. Ka çudira të cilat ndodhin vetëm në Shqipëri dhe që të bëjnë për të qeshur e për të qarë. Pa bërë komente, po publikojmë VKM Nr. 89, datë 3. 02. 2016 dhe krahasimin e çmimeve në disa prej zonave ku kanë qenë e janë disa nga personazhet e njohur historik e aktual të jetës publike.
Sigal