Çmimi i energjisë, ERE pranon aplikimin e KESH dhe OST për rritjen

469
Sigal

Enti Rregullator i Energjisë Elektrikë ka vendosur që të marrë në shqyrtim kërkesën e OST dhe KESH për rishikim të tarifave. Kryetari i këtij institucioni, Petrit Ahmeti ka deklaruar se marrja e këtij vendimi është pika e parë e procedurës në bazë të së cilës do të vendoset edhe për çmimin e energjisë. Aktualisht, pranë ERE-s kanë aplikuar për rishikim tarife OST, e cila kërkon rritje të çmimit të transmetimit të energjisë elektrike me arsyetimin se nuk mbulon dot kostot dhe KESH sh.a. ka kërkuar rritje të tarifës së shitjes me shumicë të energjisë elektrike nga 2.2 lekë/kvvh në 3.3 lekë/kvvh dhe kjo kompani me arsyetimin e mbulimit të shpenzimeve dhe kryerjen e investimeve.

Ndërkohë kompania e Shpërndarjes së Energjisë ende nuk ka dorëzuar kërkesën, duke qenë se është në një moment tranzicioni, pasi ka kaluar nga privat në shtet.

Sipas burimeve, kjo kompani pritet të paraqesë kërkesën në fund të nëntorit, duke përfshirë aty edhe rezultatet e aksioneve të fundit për vjedhjen e energjisë dhe rritjen e arkëtimeve.