Çmimet e biletave të avionëve në Evropë me vetëm 4 euro, në Shqipëri 300 euro

501
Tarifa fluturimesh kaq të lira brenda BE-së nuk janë parë ndonjëherë, shkruan “Corriere Della Sera”.
Me 300 euro mund të udhëtohet vajte/ardhje në Azi. Brexit dhe terrorizmi kanë trembur pasagjerët, ndërsa mes shoqërive ajrore ka nisur ‘lufta’.Deri ku mund të ulet çmimi i një bilete fluturimi? Në gusht, mund të gjesh pa frikë bileta fluturimesh për udhëtime mes kryeqyteteve të Bashkimit Europian me 3.8 euro vajte/ardhje, përfshirë dhe taksat. Në shtator – tetor për disa fluturime me destinacion Lindjen e Mesme biletat mund të prenotohen me një çmim që shkon deri në 340 euro, përfshirë të gjitha taksat.Me 160 euro mund të udhëtoni nga Milano në San Françisko për disa ditë mes shtatorit dhe nëntorit. Sipas Hopper, kompani e cila studion ecurinë e çmimeve, në datë 16 korrik fluturimi SHBA – Evropë preku vlerën më të ulët të mundshme në tre vitet e fundit, 560 euro. Numri i pasagjerëve pritej të rritej nga 3.6 në 3.8 miliardë në vit.
Pasagjerët që mungojnë
Por, pastaj mbërriti Brexit, vendimi i Mbretërisë së Bashkuar, një nga tregjet më të rëndësishme për shoqëritë ajrore, për të lënë Bashkimin Evropian. Më pas sulmet terroriste në Stamboll e Nice. Këtyre iu shtua edhe grushti i dështuar i shtetit në Turqi. Rezultati? Pasagjerët, në veçanti ata aziatikë, më të ndjeshmit ndaj pasigurive sociale dhe politike, reduktuan prenotimet. Me dhjetëra shoqëri, përfshirë këtu ndikimet nga lëvizjet e atyre me kosto të ulët, u gjendën përballë vendeve bosh dhe si përgjigje ulën ndjeshëm çmimet e biletave.
Vetëm Shqipëria me çmime të çmendura
Ndryshe nga tendenca evropiane, në Shqipëri çmimet janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Në fillim të muajit prill 2016 AlItalia rivendosi kontrollin mbi sistemin e rezervimit. Teknikisht kjo nënkupton që agjencitë nuk kanë më mundësi të ndërhyjnë me klasin e udhëtimeve (më parë agjencitë ndërhynin në sistem duke shitur një pjesë të madhe të biletave me klasin më të lirë). Kjo solli një rritje të menjëhershme të çmimeve, me 60-70%, dhe sot drejt Italisë, (desinacioni i gjysmës së pasagjerëve) vështirë sot se gjen biletë nën 200 euro për çfarëdolloj destinacioni.
Edhe në raport me rajonin, biletat janë disafish më të shtrenjta. Nga Shqipëria drejt Europës, biletat janë minimalisht 50% më të shtrenjta, edhe kur bëhet fjalë për të njëjtët operatorë, p.sh me Austrian Airlines. Në destinacionet që në aeroportet e Shkupit e Podgoricës operohen nga kompani loë cost, si Milano, Venecia, Londra, qytetet e Gjermanisë, çmimet nga Rinasi janë disa fish më të shtrenjta.
Sigal