‘Çmendet’ shkodrani, bën për spital në mes të lokalit ish-gruan, arrestohet nga policia

478
Sigal

Një 27-vjeçar është arrestuar, pasi dhunoi ish-bashkëshorten në lokal. Ngjarja ndodhi në lagjen Vasil Shanto të Shkodrës.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L. 27 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Vasil Shanto, Shkodër, në ambientet e një lokali ka ushtruar dhunë fizike ndaj 27 vjeçaren, ish-bashkëshortes së tij banuese në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Dhunë në familje”.