Çmendet moti në Shqipëri! Era e fortë thyen pemët në Fier

742
Sigal

Kjo e hënë e ka gjetur Shqipërinë me një mot që më shumë i ngjan dimrit sesa muajit korrik.

Përveçse reshjeve të shumta dhe breshërit në shumë zona, era ka qenë një tjetër fenomen që sot e ka shfaqur me forcë natyrën e saj. Kështu në qytetin e Fierit, era ka qenë mjaftueshëm e fortë saqë të hedhë në tokë dhe pemët.

Një rast është regjistruar në qytet, ku pema ka rënë mbi një makinë të tipit Benz. Makina ka qenë e parkuar dhe nuk ka rrezikuar jetën e shoferit… ndërkohë shiu vazhdon.