Çmendet moti, ja sa do të jenë temperaturat për sot 12 qershor 2019

557
Sigal

Vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat malore, por zona e ulët dhe kryesisht ultësira perëndimore mbeten me kthjellime.

Mesdita dhe pasditja vijojnë me kthjellime, ndërsa vranësira shfaqen në ekstremin verior duke rrezikuar rrebeshe afat shkurtër.

Era do të fryjë me shpejtësi 28 km/h, nga drejtimi kryesisht jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten në të dy vlerat ditore, duke u luhatur nga 17 gradë celsius deri në 36 gradë celsius.