‘Çmendet’ gruaja në Tiranë, çan gomat e 4 makinave

496
Sigal

Një
47-vjeçare në rrethana ende të paqarta ka çarë me mjete prerëse gomat e disa
automjeteve që ishin parkuar në rrugën “Nikolla Jorga”.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur ditën e
djeshme. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se shtetesja me
inicialet D.N dyshohet se ka çarë gomat e 4 mjeteve, përkatësisht një “Alfa
Romeo”, “Ford”, “Renault” e “Benz”.

Tashmë i janë referuar materialet
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa po punohet për kapjen e gruas si
dhe identifikimin e pronarëve të mjeteve.