“Çmendet” drejtori çam i AKU, deklaron: “Ushqimet që shiten nga tregtarët pa licencë, nuk i kontrollojmë”

522
Përparim HALILI
Ndërkohë që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), ka detyrë dhe detyrim ligjor të kontrollojë çdo gramë, çdo fije, çdo litër e çdo copë produkt ushqimor që prodhohet, shitet në treg e konsumohet në restorante, bar-kafe, qendra ambulante, kopshte e çerdhe fëmijësh, konvikte, qendra sociale, ente publike e deri tek produktet që shiten në tezga e nën çadra dhe tregje të hapura rrugëve në këtë stinë vere “zjarr”, drejtori çam i këtij institucioni e shërbimi që paguhet nga taksat e shqiptarëve për të garantuar sigurinë e tyre ushqimore, deklaron publikisht në media se nuk i kontrollon të produktet ushqimore. Katër ditë më parë, siç duket për të krijuar imazhin fals që gjoja “po punon shumë mirë”, drejtori i AKU doli në dy ekrane televizive. Pyetjes së gazetarëve, lidhur me sigurinë ushqimore në plazhe e në tregje të çdo lloji që hidhen për konsum në këto ditë të nxehta vere, drejtori i AKU iu përgjigj saktësisht kështu: Po ushtrojmë kontrolle ushqimore të shumta e të detajuara në çdo zonë plazhi e në tregje publike dhe nuk kemi ndeshur probleme rreziku nga ushqimet”. Pyetjes tjetër, lidhur me rrezikun prej ushqimeve që shiten “rrugëve” ose në njësi tregu e gatimi ilegale, drejtori Dritan Sejko, iu përgjigj: Ne e dimë që prodhohen, shiten, gatuhen e serviren ilegalisht produkte ushqimore, por këto nuk i kontrollojmë fare, mbasi shiten nga subjekte të pa licencuara!”. Si është e mundur që pavarësisht se është tornitor në profesion bazë, të deklarohet kështu drejtori i një shërbimi si AKU, i cili ka lidhje direkt e të vetme me sigurinë ushqimore të njerëzve?! Është çmenduri edhe ta mendosh, që drejtori i Autoritetit të Kontrollit Ushqimor të krejt vendit dhe vartësit e tij të çdo niveli që marrin miliona lekë paga e harxhojnë miliona lekë për ngrohje e freskim me kondicionerë në zyra që paguhen nga taksat publike, deklaron se ai dhe vartësit nuk i kontrollojnë ushqimet që tregtohen e përpunohen nga subjekte pa licencë, kur e ka detyrim të kontrollojë edhe orizin nëse është ose jo i pastër, madje edhe atë orizin plastik kinez që e ka lejuar të futet me letra false në tregun shqiptar për konsum masiv! Ne nuk themi që drejtori çam të marrë “shkopin” e të largoj me “dajak” shitësit që shesin produkte ushqimore pa licencë, por të kontrolloj këto ushqime “fije për fije”! Sa për kujtesë zoti drejtor, AKU e nis kontrollin nga letrat ligjore të lejimit të tregtimit të produkteve ushqimore si ambalazhi, etiketa, vetë-deklarimi i sigurisë, origjina e produktit, data e furnizimit, analiza, dokumenti i sigurisë ushqimore e shumë të tjera. Sikur vetëm një nga këto dokumente që janë objekt kontrolli të AKU, atëherë AKU e bllokon dhe e sekuestron produktin e njofton shërbime të tjera ligj-zbatuese, ku të parët janë Policia Bashkiake e territorit përkatës dhe Polica e Rendit. Ndoshta për shkak se në atë detyrë je emëruar pa pasur “asnjë lidhje” profesionale por vetëm lidhje partiake, ti nuk e di që këtë detyrim e përcakton Vendimi Nr. 1081, datë 21.10. 2009 “Për organizimin dhe funksionimin e AKU”, në pikën e fundit të të cilit (pika 10), theksohet: “Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe AKU-ja, për zbatimin e këtij vendimi”! Meqë kryeministri po bënë dëgjesat, po i bëjmë një pyetje: Si është e mundur që vazhdon e mbahet në atë detyrë me risk të madh për jetën e njerëzve, një drejtor që nxit publikisht tregtimin e pa kontrolluar të ushqimeve?!
Sigal