Ç’janë këto vajza me uniforma kontrollori policie, që ndalojnë makinat?

504
Fakt pa koment
Përgjatë rrugës Levan Tepelenë, në zonën Bejar-Krahës, shikon pothuajse përditë, disa vajza të cilat “stacionohen” në pika të ndryshme të kësaj rruge, duke ndaluar makinat! Janë veshur me uniforma kontrolli policor fosforeshent dhe duken e sillen si police rrugore! Pas interesimit tonë, mësuam se ato nuk janë punonjëse policie, as punonjëse të ndërmarrjes së rrugëve, as vullnetare të Kryqit të Kuq për ndihmë të shpejtë në raste aksidentesh, apo këshilluese të zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Por çfarë janë? Banorët e zonës, thonë se janë vajza të reja, të ardhura nga zona të tjera të Shqipërisë, të cilat e kanë sajuar daljen në rrugë si “vetë-punësim” për të siguruar të ardhura financiare e materiale. Ato ndalojnë makinat me simbolin e veshjes policore fosforeshente dhe në rastet kur konstatojnë të moshuar, femr, ose drejtues mjetesh e pasagjerë që “ua ha syri” se mund t’i kthejnë në viktima të tyre, i sulmojnë e i grabisin dhe zhduken nga ai vend, për të dalë me “shërbim” në segment tjetër të rrugës!
Sigal