Cili prej rrjeteve sociale duhet eliminuar? Një anketë ka përgjigjet

703
Vjen një moment që media sociale të çon drejt limiteve. Nganjëherë mund të jetë një mesazh shqetësues në Tinder, nganjëherë një cicërimë nga një president.
Nuk janë të paktë ata që kanë menduar mbylljen e llogarive të tyre. Sipas një ankete të realizuar nga Harris Poll ku u pyetën 2,000 Amerikanë, u zbulua një negativitet i lartë në drejtim të platformave sociale.
46% e të pyeturve thonin se Twitter duhej të shuhej ndërsa 43% e duan të gjallë. Në vendin e dytë vjen Tinder për nga popullariteti i ulët ndjekur nga Snapchat dhe Facebook.

Rrjeti social më i madh në botë ka në mbështetje 64% të përdoruesve dhe vetëm 32% kundër. Shifrat janë pozitive për Instagram gjithashtu edhe pse jo në atë masë sa Facebook.
Slack dhe Tidal nuk njiheshin fare nga 72% e të anketuarve ndërsa pjesa e ngelur, 20% kërkonin mbylljen e shërbimeve dhe vetëm 8% ishin pro tyre, njofton PCWorld Albanian.


Sigal