Cilësia e ujrave në liqenet e Tiranës, AKM bën publike rezultatet

1279
Agjencia Kombëtare e Mjedisit prezantoi për herë të parë monitorimin e cilësisë së ujërave të tre liqeneve kryesore të Tiranës, të Liqenit Artificial, Liqenit të Farkës dhe Liqenit të Kasharit pas kampionimit dhe analizimit të ujërave të tyre. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri u shpreh për mediat se ky “është një monitorim paraprak i cili i hap rrugën një monitorimi më të detajuar për vitin 2016 për të patur të dhëna në stinë të ndryshme dhe për të pasqyruar një panoramë më të saktë të nutrientëve në liqen”. Monitorimi i cilësisë së ujërave të liqeneve kryeore të Tiranës vjen pas monitorimit të liqeneve të mëdhenj nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
Liqeni Artificial i Tiranes
Referuar vlerave te nevojes kimike per oksigjen (NKO|), Liqeni Artificial i Tiranes paraqet nje gjendje eutrofike ku duket qarte impakti i shkarkimeve urbane ne liqen. i njejti arsyetim vlen edhe per nevojen biokimike per oksigjen (NBO) ku rezultati i marre referuar Direktives Kuader te Ujit e klasifikon ne gjendje eutrofike. Permbajtja e azotit rezulton e ulet (< 1 mg/l). Vlerat e permbajtjes se nitrateve variojne nga 0.02 - 0.15 mg/l duke i klasifikuar ujërat e liqeneve te cilesise oligotrofike. Permbajtja e fosforit eshte faktori kryesor qe percakton shkallen e eutrofikimit ne ujerat e liqenit.
Vlerat e monitorimit paraprak te kryer nuk e tejkalojne vleren kufi te ujerave oligotrofike 10 μg/l. Permbajtja e ketij parametri variojne nga perqendrimi < 0.005 mg/l – 0.045 mg/l. Referuar ketij parametri ujerat klasifikohen si oligotrofike.
Pra si klasifikim ujerat e liqenit artificial paraqesin gjendje mezotrofike (mesatare).
Liqeni Farkes
Liqeni i Farkes paraqet vleren me te ulet qe tregon qarte impakt shume te ulet ndotjeje ne ujerat e ketij liqeni. i njejti arsyetim vlen edhe per nevojen biokimike per oksigjen ku vlere me te ulet paraqet Liqeni i Farkes. Permbajtja e azotit rezulton e ulet (< 1 mg/l). Pra si klasifikim ujerat e liqenit te Farkes paraqesin gjendje oligotrofike (e pastër).
Liqeni i Kasharit
Ujerat e ketij liqeni paraqiten me te ndotura pasi vlerat e Nevojes Kimike per Oksigjen dhe Nevojes Biokimike per Oksigjen paraqiten te larta deshmi e qarte e shkarkimeve urbane ne kete liqen nga banesat perreth. Ujerat e Liqenit klasifikohen ne gjendjen eutrofike (nën mesatare).
Sigal